LAJMI I FUNDIT:

“O do vdiste ai, o unë”, rrëfehet gruaja shqiptare që copëtoi dhe hodhi në kanal të shoqin

“O do vdiste ai, o unë”, rrëfehet gruaja shqiptare që copëtoi dhe hodhi në kanal të shoqin

Nadire Kurti, e cila është bërë e njohur kohët e fundit për shkak se vrau dhe e ndau trupin e bashkëshortit të saj në copa, për të humbur gjurmët ka treguar arsyet e saj, se për se e kreu krimin makabër. 68-vjeçarja e vrau burrin e saj Shefki Kurtin në një provincë të Rovigos, pasi sipas saj ai e keqtrajtonte prej kohësh.

Gruaja e cila në pamje duket e mjaft e brishtë, ka pranuar se e ka vrarë dhe e ka prerë në copa burrin e saj duke përdorur një sëpatë dhe thika të ndryshme kuzhine.

Ajo e pranoi krimin e saj në 18 gusht, por sipas informacioneve karabinierët tashmë ishin në dijeni të ngjarjes pasi ata përgjuan telefonin e djalit të çiftit dhe e dëgjuan gruan kur ajo ua pranoi krimin të afërmve në studion ligjore.


Rrëfimi i Nadire Kurtit u bë 12 ditë më parë, kur 68-vjeçarja tregoi se e vrau të shoqin pasi e keqtrajtonte.

“E vrava burrin tim sepse prej disa vitesh më rrihte çdo ditë. Më gjuante me grushta dhe më thoshte se duhet të ikja nga shtëpia, sepse donte ta shiste”, tha Nadirja. Ajo gjithashtu dyshonte se i shoqi e tradhtonte me një grua tjetër.

“E dëgjova të fliste me një shqiptare e cila i kërkoi 90 mijë euro”.

Sipas saj në ditët e fundit, para vrasjes sherret ishin shtuar dhe kishin shkuar deri te kërcënimet me thikë.

“Ai më tha se do më ndante copash. Më pas u largua për të fjetur në diskotekën të cilën e drejtonte më parë”, ka thënë ajo në dëshminë e saj.

Sipas hetuesve që po hetojnë për vrasjen, ngjarja ka ndodhur mes 21 dhe 22 gushtit.

“Atë ditë e vrava. I thashë të ikte me gruan tjetër, por ai më goditi dhe unë mora coptuesen e drurit. E godita njëherë, më pas e godita edhe disa herë të tjera deri sa ai vdiq.

Sipas gruas, vrasja do të ndodhte herët apo vonë në kulmin e ndonjë sherri.

“O do vdiste ai, o unë”.

Goditjen e parë burri e ka marrë në shpatull, më pas në qafë, e më pas ka marrë gjithë goditjet e tjera. Nadirja vendosi ta zhdukte trupin dhe duke e ditur se nuk mund ta nxirrte dot jashtë ajo vendosi ta bënte trupin në copa-copa.

“Me çarçafë e tërhoqa zvarrë deri te dushi…Përdora sëpatë kuzhine dhe thika të cilat prisnin mirë”. Sipas saj, thikat ishin mprehur nga i shoqi pak para vrasjes, dhe Shefkiu i kishte përdorur ato për ta kërcënuar.

Mënyra që Nadire Kurti ka përdorur për të mbuluar gjurmët e krimit të saj i ngjan vërtet një filmi horror.  Ajo tregon se pasi e ndau burrin në copa të vogla, e futi në qese najloni dhe më pas në ngrirje.

“Më pas i futa copat në frigoriferin që ndodhet në korridorin e banesës sime”.

Ajo priti mesnatën në mënyrë që askush mos ta shikonte, morri copat e trupit të burrit të saj dhe i hodhi në kanal./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori