LAJMI I FUNDIT:

O NJERËZ, Ç’ËSHTË KJO? Adoleshentja në pistën e modës

O NJERËZ, Ç’ËSHTË KJO? Adoleshentja në pistën e modës

Askush nuk ka asgjë kundër lakuriqësisë së pakët, posaçërisht kur është fjala për modën. Mirëpo, a vlen kjo edhe kur është fjala për vajzat akoma të papjekura?

Shtëpia italiane e modës Valentino ka zemëruar publikun e Javës parisiene të modës me zgjedhjen e manekineve të cilat do të veshin gardërobë të tejdukshme nga koleksioni i tyre më i ri.


Sipas ligjit i cili është në fuqi në Francë, vajzat të cilat merren me profesionin e manekines, nuk bën të jenë më të reja se 16 vjeç, pavarësisht se çfarë rrobash kanë veshur, transmeton Telegrafi.

Valentino-Haute-Couture-SS-2016-Paris-4

Mirëpo, një vajzë është dukur aq e re, sa që askush nuk do t’i kishte dhënë më shumë se 12 – 13 vjeç. Që gjërat të bëhen edhe më keq, ajo ka pasur të veshur fustan të tejdukshëm të zbukuruar me perishane, nën të cilin i janë dukur tërësisht thimthat.

Disenjatorët Valentino, Pierpaolo Piccioli Maria dhe Grazia Chiuri kanë punuar në atë drejtim që manekinet për këtë Javë të Modës jo që të jenë shumë të reja, por edhe të kenë gjoks të pazhvilluar, sikur te vajzat të cilat sapo kanë hyrë në pubertet.

1

Ky veprim i tyre ka shkaktuar gjykim te publiku, për shkak se, edhe pse manekinia për të cilën bëhej fjalë vërtet kishte më shumë se 16 vjeç, ajo te shikuesit ka lënë përshtypje të një vajze që sapo ka filluar të zhvillohet.

Dhe me vetë faktin që ka dalë në pistë me gjoks të zbuluar, nxit fantazi seksuale tek personat të cilët kanë prirje pedofilie.9

2

5

10 /Telegrafi/