Nxori armën dhe filloi të shtie mbi qytetarët në mes të rrugës, plagosen pesë persona në Manhattan – përfshirë sulmuesin

Të paktën pesë persona janë qëlluar gjatë të shtënave në Manhattan, ka bërë të ditur sot policia e New Yorkut.
Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Aty reaguan duke qëlluar të dyshuarin – një burrë rreth të 30-ve. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, por plagët e tij është bërë e ditur se nuk i rrezikojnë jetën.
Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi të shtie mbi ta.
E nga spitali ku janë dërguar viktimat e këtij sulmi, është bërë e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar pas intervenimit të ekipeve të mjekëve kujdestarë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































