LAJMI I FUNDIT:

Nxitësit e destabilizmit, Vuçiq e Dodik flasin për paqe e stabiltet në rajon

Nxitësit e destabilizmit, Vuçiq e Dodik flasin për paqe e stabiltet në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd kryetarin e Republikës Serbe dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, ku kanë biseduar për çështje të rëndësishme dhe peshën e pozitës në të cilën gjendet sot populli serb.

Presidenti serb, Vuçiq ka njoftuar se në takimin e sotëm me Dodikun, ndaj të cilit Departamenti amerikan i Thesarit janarin e këtij viti ka vendosur sanksione për vepra korruptive, kanë biseduar çështje të rëndësishme.


“Lidhjet midis Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe askush nuk do të mund t’i prishë ato. Diskutuam për të gjitha çështjet e rëndësishme, kuptuam peshën e pozitës në të cilën gjendet sot populli serb dhe ramë dakord për mbështetjen e Serbisë për Republikën Serb, në aspektin ekonomik dhe në sfera të tjera. Paqja dhe stabiliteti në rajon janë interesa thelbësore të Serbisë dhe Republikës Serbe, si dhe qëndrimi unik për çështje të rëndësishme politike për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën”, ka thënë Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit nga presidenca serbe, Dodik i ka thënë presidentit Vuçiq se mbi të  dhe Republikën Serbe po bëhet presion i madh për situatën e brendshme politike në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa Presidenti Vuçiq tha se Serbia nuk do dhe nuk mund të pranojë zbatimin e kompetencave të Bonit, as vendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Serbe. Prandaj do të punojë për të ndihmuar më tej popullin e Republikës Serbe, duke respektuar integritetin e saj brenda Bosnjës e Hercegovinës.

Vuçiq dhe Dodik janë pajtuar që pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë, seanca e parë e përbashkët të mbahet në Banja Llukë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori