LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit pa libra, institucionet ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Nxënësit pa libra, institucionet ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Ka tri javë që ka filluar viti i ri shkollor, por Sh.F.M.U. “Faik Konica” në kryeqytet po ballafaqohet me mungesë të librave. Situatë më e mirë nuk është as në shkollat e tjera nëpër Kosovë.

Mësimdhënësit dhe prindërit po shprehin shqetësim se nxënësit nuk i kanë marrë të gjitha tekstet, kryesisht të shkencave natyrore dhe të gjuhëve të huaja. Ankohen se procesi mësimor që nga 3 shtatori po realizohet me vështirësi.


Ata thonë se procesin mësimor po e realizojnë me vështirësi dhe nëse këto libra nuk i sjell Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ata duhet të gjejnë ndonjë alternativ për titujt që mungojnë.

Mësuesja e klasës së dytë në këtë shkollë, Valbona Thaçi Bajçinca thotë se komplet klasës së saj po i mungojnë libri; Shkencat e natyrës dhe Shoqëria dhe mjedisi, e kjo po u shkakton problem në mbarëvajtjen e mësimit.

Sipas Bajçinces, kjo situatë është ngarkesë për mësimdhënësit pasi që po mundohen të gjejë forma alternative për mbajtjen e orëve mësimore.

“Sigurisht që duhet të gjendemi disi me kopje… Në rastin kur nuk kemi libra fare atëherë mbetet vetëm ne të gjejmë mënyra tjera të hulumtimit në këtë rast ndoshta do të kalojmë tek ‘Albasi’ nëse nuk sjellin diçka ministria …Më vështirë është për arsye se fatkeqësisht ne nuk kemi si aktiv as edhe një laptop… Sigurisht që për neve është pak më ngarkesë por besoj që na japin një përgjigje ose do të vijnë ose nuk do vijnë dhe ne të fillojmë me pjesët tona dhe t’iu përgjigjemi rezultateve për atë çka e kemi obligim”, deklaron ajo.

Klea Shala, nxënëse e klasës së dytë thotë se po ka vështirësi për të mësuar pasi që po i mungojnë disa libra, por shton se në bashkëpunim me mësuesen po mundohen disi të gjenden.

“Mësuesja po na i shpjegon në tabel edhe po i bëjmë disa fleta ose fletore…”, thotë ajo.

Shqetësimin për mungesën e disa titujve shkollor në “Faik Konica“ e ka shprehur edhe prindi, Kushtrim Demiri, i cili thotë se djalit të tij, i cili vijon klasën e dytë, i mungojnë tre libra.

Ai thotë se si prindër nuk kanë marr asnjë përgjigje se kur fëmijët e tyre do pajisen me këto libra.

“Djali është në klasë të dytë tani, për momentin janë duke u munguar tre libra, një është i gjuhës angleze, edukata shoqërore ose edukata natyrore. Ajo çka neve po na preokupon është java e tretë domethënë që veç ka filluar mësimi dhe ende nuk kemi përgjigje se a do vijnë këto libra a jo, përpos gjuhës angleze që po thonë se është marr vendimi që ka me u sjel;, nëdrsa këto dy librat tjera po besoj që në koordinimi me mësueset duhet me shikua burime alternative tjera se si me ia bo nëse ato libra nuk vijnë“, u shpreh Demiri.

Zëvendësdrejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, Arsim Gashi e ka konfirmuar se kjo shkollë po ballafaqohet me mungesë të librit të gjuhës angleze dhe gjermane, ndërsa për librat tjerë ka thënë se i kanë të gjitha.

Sa u takon këtyre dy titujve ai thotë se kanë marr përgjigje nga MASHT-i se brenda një afati të shkurt kohor do i pranojnë edhe këto libra.

“Ne si shkollë “Faik Konica” ,ashtu sikurse edhe shkollat tjera kemi mungesë të gjuhës angleze të klasës së parë dytë, klasës së gjashtë dhe gjuhën angleze të klasës së nëntë si dhe gjuhën gjermane të klasës së gjashtë dhe shtatë për të cilat edhe drejtorati komunal dhe ministria na kanë dërguar email që ato do t’i sjellin në një kohë shumë të shkurtër …Gjinden mësimdhënësit prej burimeve alternative është interneti, janë fotokopjet prej librave të vjetër”, thotë Gashi.

Zëvendësdrejtori i shkollës “Faik Konica” po ashtu tha se një numër të vogël librash të viteve të kaluara të cilat nuk kanë qenë shumë të dëmtuara i kanë përdorur edhe këtë vit.

Këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT),Valmir Gashi ka thënë për KosovaPress se kanë pranuar disa kërkesa për tekste shkollore por që me kohë do i procedojnë ato.

Sipas tij, është përgjegjësi e Drejtorive Komunale të Arsimit për t’i shpërndarë tekstet mësimore nëpër shkolla.

“MAShT sipas planit ka bërë shpërndarjen e teksteve dhe materialit shkollor nëpër komunat e Kosovës, dhe kjo është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe kërkesave që na kanë ardhur nga komunat. Përgjegjës për të shpërndarë tekstet nëpër shkolla janë komunat dhe jo Ministria. Drejtorët e shkollave fillimisht duhet të drejtojnë kërkesat e tyre tek DKA-të nëpër komunat përkatëse dhe pastaj janë DKA-të ato që i drejtohen ministrisë për tekste dhe materiale shtesë. MAShT ka pranuar edhe disa kërkesa për tekste shkollore shtesë dhe me kohë i ka proceduar tutje”, përgjigjet ai.

Ndryshe, edhe shumë shkolla të tjera, nëpër komuna të ndryshme të Kosovës janë duke pasur telashe me pajisjen e librave të cilat shpërndahen falas nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori