LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit në një qytet të Finlandës vazhdojnë të shkojnë në shkollë me biçikleta edhe pse temperatura ka rënë në – 17 gradë Celsius

Nxënësit në një qytet të Finlandës vazhdojnë të shkojnë në shkollë me biçikleta edhe pse temperatura ka rënë në – 17 gradë Celsius

Të gjithë ata që merren me çiklizëm, kur ftohet moti, biçikletën e vendosin në një hapësirë të sigurt dhe presin derisa të shkrihet bora dhe të thahet uji nga reshjet.

Por, kjo nuk qëndron edhe në një qytet me temperatura të ulëta në Finlandë, ku ka rënë borë dhe i ftohti arrin në – 17 gradë Celsius, derisa nxënësit vazhdojnë të shkojnë në shkollë me biçikleta, transmeton Telegrafi.


Pekka Tahkola është inxhinieri urban dhe koordinatori i çiklizmit, që ka realizuar fotografitë jashtë një shkolle në Oulu, që tregon se as acari nuk i mbanë këta fëmijë larg biçikletave të tyre.

Sipas Bored Panda, kjo mund të duket e çuditshme për shumë prindër, që t’i lënë fëmijët të lëvizin në dy rrota në mot të ftohtë dhe me ngrica, por për finlandezët është normale.

“Ne organizuam një turne studimi, për pjesëmarrësit nga Finlanda Jugore, për ta për të parë se si bëhet kujdes rreth çiklizmit për në shkollë në qytetin tonë”, ka thënë Tahkola, për një medium që merret me ambientin.

Bazuar në statistikat e tij, janë 1,000 nga 1,200 nxënës në shkollat e Oulu, që shkojnë në shkollë me biçikleta edhe në dimër. Derisa rreth 150 ecin, të tjerë shkojnë me ski, saja që shtyhen dhe me vetura. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori