Të rinjtë publikisht paralajmërojnë largimin nga vendi nëse shteti nuk fillon të investojë në talentin e tyre. Ndjehen të revoltuar pasi vitin e kaluar kishin marr premtime për shkollë të posaçme për fëmijët me inteligjent mbi mesataren, por asgjë nga kjo. Ata ankohen edhe se mjetet që investohen për ta janë minimale.
“Duhet të investohet më shumë mund pasi vitin e kaluar kishte paralajmërime se në Shkup do të hapet gjimnazi për fëmijë të talentuar, që kanë dëshirë të madhe të marrin pjesë në gara dhe ta avancojnë dijen e tyre, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi. Shpresoj që të ndërmerret diç urgjentisht, pasi shumë talent si ne do të tentojnë të largohen nga shteti në kërkim të arsimit më të mirë. E duam shtetin, por do të largohemi”, thotë Darko Stojçev, student.
Ekspertët ndërkombëtar paralajmërojnë katastrofë me përmasa të mëdha nëse të rinjtë vazhdojnë të largohen nga vendi. Problemet do të rriten ndërsa nuk do të ketë kush t’i zgjidh- shprehet Benxhamin Perks, përfaqësues i UNICEF-it. Sipas tij, talenti vetvetiu nuk garanton sukses dhe se patjetër duhet të sendërtohet.
“Sistemi arsimor në Maqedoni vitet e kaluar është përkeqësuar ndërsa në shtetet fqinje po përmirësohet. Kjo duhet të ndërpritet dhe të ecim në drejtimin e duhur. Kjo bëhet me reforma që duhet ta përmirësojnë arsimin”, deklaroi Benxhamin Perks- UNICEF .
Shteti nuk bën mjaft për talentet e rinj, pranon edhe drejtori i Fondit për inovacione, Jovan Despotovski. Për mbështetjen e fëmijëve që marrin pjesë nëpër gara vendore apo ndërkombëtare, vitin e kaluar nga arka e shtetit janë ndarë 160 mijë euro, shumë që Despotovski vlerëson se është e vogël dhe duhet të rritet. Shumica e analizave në këtë temë tregojnë se të rinjtë vendosin të largohen sidomos për shkak të standardit të ulët jetësorë, nevojës për librezë partiake për punësim, sistemin e dobët arsimor dhe sistemin e vjetërsuar shëndetësorë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare