LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e shkollës “Daut Bugujevci” vazhdojnë ta bojkotojnë mësimin

Nxënësit e shkollës “Daut Bugujevci” vazhdojnë ta bojkotojnë mësimin

Nxënësit e Shkollës fillore “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë nga klasa e parë deri të nëntën tash e tri ditë nuk po mbajnë mësim. Shkak i këtij bojkoti është një vendim i kuvendit komunal të Fushë Kosovës për zhvendosjen e rreth 1 mijë e 200 nxënësve, nga shkolla fillore “Mihal Grameno” në shkollën “Daut Bogujevci”, objekt ky i destinuar për nxënësit e kësaj të fundit.

Derisa prindërit edhe nxënësit janë duke e kundërshtuar një vendim të tillë me bojkot të procesit mësimor deri në vendimin e ri të Komunës së Fushë-Kosovës, kjo e fundit po bënë ‘sehirë’, duke mos marrë asnjë veprim.

Nxënësit e shkollës “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë po vazhdojnë protestat (Video)
Lexo po ashtu Nxënësit e shkollës “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë po vazhdojnë protestat (Video)

Drejtori i DKA-së, Islam Shabani i tha se vendimi është marrë për shkak të hapësirës së pamjaftueshme që posedon shkolla dhe është dashur t’i zhvendosim nxënësit në një shkollë tjetër.

“Prandaj ne nuk e kemi bërë me ndonjë qëllim të keq apo me privilegje, por e kemi bërë nga shkaku se ajo shkollë është e madhe edhe klasat janë të madhe edhe nxënësit i zë në atë shkollë”, tha ai.

Komuna e Fushë Kosovës jep sqarimin e saj për protestën në shkollën "Daut Bogujevci" (Video)
Lexo po ashtu Komuna e Fushë Kosovës jep sqarimin e saj për protestën në shkollën "Daut Bogujevci" (Video)

Por, Erkan Sylejmani nga Këshilli i prindërve tha se mësimi nuk do të fillojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Bojkotimi i mësimit bëhet nga të gjitha paralelet e shkollës ‘Daut Bogujevci’” nga klasa e 1 deri në klasën e 9. Bojkotimi i mësimit do të zgjasë deri në pranimin e kërkesës sonë që të gjitha paralelet e shkollës ‘Daut Bugujevci’ të jenë në objekt të ri”, tha Sylejmani.

Ai tha se zgjidhja është e lehtë por komuna nuk dëshiron të bëjë zgjidhje dhe se për këtë i janë drejtuar ministrit të arsimit Shyqiri Bytyqi.

Shkolla e re ka 20 paralele po aq sa ka shkolla “Daut Bugujevci”. “Ne kemi kërkuar që fëmijët tanë të mbajnë mësim në ndërrimin e parë dhe ata të transferuarit në ndërrimin e dytë, por kemi hasur në vesh të shurdhur”, tha Sylejmani.

Ai tha se shkolla nga e cila janë transferuar nxënësit ka 25 paralele dhe është mundësia që ta mbajnë mësimin në ndërrimin e pasdites. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori