LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit duhet të nxiten për drejtime profesionale

Nxënësit duhet të nxiten për drejtime profesionale
Students in an exam

Shkollat e mesme profesionale janë të gatshme për të pranuar gjysmë maturantët në drejtimet e parashikuara në konkursin për regjistrim për vitin akademik 2017-18. Udhëheqësit e shkollës “Dimitar Vllahov” thonë se ofrojnë drejtime interesante si kimi-teknologjike, shërbime personale dhe drejtimi i grafikës të cilat mundësojnë punësimin e menjëhershëm pas përfundimit të shkollimit tre dhe katër vjeçar, varësisht nga drejtimi i caktuar. Risi për këtë vit në “Dimitar Vllahov” është hapja e paraleles në gjuhën shqipe dhe maqedonase për drejtimin përkëdhelës dhe edukatorë për fëmijë.

”Është për herë të parë, është pilot projekt dhe mendoj se është i qëlluar ky drejtim sepse deri tani kemi hasur shumë probleme. Edukatoret zakonisht kanë qenë ato që e kanë kryer fakultetin e Pedagogjisë dhe janë marr me edukatën e fëmijëve kurse përkëdhelëset kanë qenë ose me shkolla fillore apo të mesme që ndoshta edhe nuk kanë ditur saktësisht se si të sillen me fëmijët. Besojmë që me këtë drejtim do të hapim më tepër interes edhe është te paralelet shqipe, 34 nxënës kemi të drejtë të pranojmë – deklaroi për Alsat-M, Xhejlan Aliji, Sh.M.Q.Sh “Dimitar Vllahov”.


Ndërkohë, në qendrën shkollore të auto-trafikut “Boro Petrushevski” për vitin e ri akademik janë paraparë pesë paralele në tre drejtime, ai i makinerisë, auto-teknikës dhe komunikacionit. Sipas ndihmës drejtorit Zekirija Zekiri nga java që vjen do të nis prezantimi i drejtimeve të shkollës nëpër të gjitha shkollat fillore të vendit.

”Shkolla jonë ka drejtime interesante, ka drejtime të cilat tregu i punës ka kuadër jo të mjaftueshëm ku kërkohet shumë masa punëtore, sidomos auto-serviset atraktive të rejat që janë, kontrollimi teknik çka përfshinë dhe auto shkollat. Prezantimin prej javës së ardhshme e fillojmë, kemi 40 ditë ti përfshijmë diku 25 shkolla shqipe edhe në Shkup edhe në Kumanovë, këto dy qytete i planifikojmë ti kalojmë të gjitha shkollat fillore dhe mendoj se suksesi do të shihet” – deklaroi Zekirija Zekiri, QSHA “Boro Petrushevski”.

Ditë më parë Oda Ekonomike apeloi që nxënësit të orientohen në drejtimet profesionale pasi kompanitë përballen me mungesë të kuadrit në profile të ndryshme. Afati i parë për regjistrimin e gjysmë-maturantëve është më 28 dhe 29 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori