Një adoleshent që ishte dashuruar marrëzisht në arsimtaren, duket se kishte gjetur një metodë të keqe për t’i propozuar asaj martesë.

Djaloshi që besohet të jetë i moshës 17-18 vjet, kishte vendosur t’i propozojë në oborrin e shkollës, por ky veprim nervozoi tej mase arsimtaren e cila përpos që nuk i pranoi lulen që i dhuroi, por edhe filloi ta godas, transmeton Telegrafi.


Ai kishte marrë me vete një pankartë në të cilën shkruante: “Zonjusha Li, të dua! A do të martohesh me mua”, por në momentin që ajo e pa mbeti e shokuar dhe në një moment filloi t’i bërtasë.

2

Por sa më shumë nxënës që grumbulloheshin rreth tyre, tensioni rritej ku arsimtarja fillon ta godasë djaloshin nga Kina që ishte dashuruar marrëzisht. /Telegrafi/