OBRM-PDUKM-ja ka vendosur t’i ndërpret të gjitha komunikimet me Qeverinë dhe takimet bilaterale mbi ndryshimet kushtetuese. Hristijan Mickoski thotë se tani e tutje është i gatshëm të flet ekskluzivisht vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Nuk ka më asgjë në tavolinë, por ka një punë dhe ajo është që të ulemi dhe të merremi vesh për zgjedhjet, kur do të mbahen, si do të jenë zgjedhjet dhe me çfarë modeli, me ose pa Qeveri teknike dhe gjithçka tjetër që lidhet me zgjedhjet. Nga sot e tutje nuk do të flas asgjë që ndërlidhet me ndryshimet kushtetuese por gjëja e vetme që do të flas janë zgjedhjet të parakohshme parlamentare në vjeshtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ditë më parë deklaroi se draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend brenda dy javëve të ardhshme. Kreu i Qeverisë tha se zgjedhje në vjeshtë nuk do të ketë, ndërsa procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk i lidhur me mandatin e Qeverisë por me integrimin e vendit në BE. Por lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se njëri nga skenarët që mund të çon deri tek ndryshimet kushtetuese është shkëputja e disa deputetëve të OBRM-së.
“Nëse vjen deri tek shkëputja e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që është njëri ndër opsionit, unë personalisht nuk do të doja të ndodhte kështu. Më shumë jam i mendimit se dy partitë maqedonase duhet t’i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të ulen më pas të bëjnë një strategji për periudhën e ardhshme sepse do të na ndodh shpesh që gjatë negociatave të na duhet konsensus nga të gjitha partitë politike, përfshi këtu edhe partitë shqiptare edhe ato maqedonase”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.
Mickoski tashmë disa herë ka deklaruar se në rast se një deputet i OBRM-PDUKM-së mbështet ndryshimet kushtetuese, ai do të japë dorëheqjen. Ndërkohë kushtëzime për ndryshimet kushtetuese lidhur me 20% kanë paralajmëruar edhe partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe deputetët e grupit të zjarrit brenda BDI-së. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë