Nvidia po shqyrton rritjen e prodhimit të çipave H200 për shkak të kërkesës së fortë në Kinë, thonë burimet

Nvidia ka informuar klientët kinezë se po shqyrton rritjen e kapaciteteve të prodhimit për çipin e fuqishëm të inteligjencës artificiale H200, pasi kërkesa ka tejkaluar ofertën aktuale.
Ky zhvillim vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA do të lejojë eksportin e çipeve H200 drejt Kinës, duke vendosur një tarifë prej 25% për këto shitje.
Kompani të mëdha kineze si Alibaba dhe ByteDance kanë shprehur interes të fortë për të bërë porosi të mëdha.
Megjithatë, autoritetet kineze ende nuk kanë dhënë miratimin për importin e këtyre çipeve dhe po zhvillojnë takime urgjente për të marrë një vendim.
H200 është çipi më i fuqishëm që kompanitë kineze mund të aksesojnë aktualisht dhe është disa herë më i avancuar se modelet e mëparshme të lejuara.
Ndërkohë, Kina po përpiqet të forcojë industrinë e saj vendore të çipeve, por prodhuesit vendas ende nuk arrijnë performancën e H200.
Rritja e kapaciteteve për Nvidia mbetet sfiduese, për shkak të konkurrencës së lartë për prodhim në TSMC dhe tranzicionit drejt gjeneratave të reja të çipeve. /Telegrafi/








































