Drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, tha se investimet e fundit në OpenAI dhe Anthropic mund të jenë të fundit të prodhuesit të çipave në këto kompani.

“Mundësia për të investuar 100 miliardë dollarë në OpenAI ndoshta nuk është në plan”, ka deklaruar Huang.


Nvidia dhe OpenAI kishin njoftuar një marrëveshje prej 100 miliardë dollarësh në shtator të vitit të kaluar.

“Në vend të kësaj, Nvidia ka finalizuar një investim prej 30 miliardë dollarësh në OpenAI, që mund të jetë hera e fundit që ka mundësinë të investojë në një kompani si kjo", vazhdoi Huang.

Ndryshe, OpenAI po hedh themelet për një ofertë publike fillestare (IPO) që mund ta vlerësojë kompaninë deri në 1 trilion dollarë.

Në shkurt u raportua se Nvidia dhe OpenAI kishin braktisur marrëveshjen e tyre prej 100 miliardë dollarësh për shkak të dyshimeve rreth “shëndetit” të sektorit të Al. /Telegrafi/