Nutricionistët “thyejnë” mitin se kosi me yndyrë të plotë është një zgjedhje e keqe

Produktet e qumështit të fermentuara, si kosi dhe kefiri, kanë përfitime të shumta shëndetësore
Ato kontribuojnë në normalizimin e sistemit të tretjes, zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, mbrojnë zorrët nga parazitët, etj., sepse janë të pasura me proteina, kalcium (i cili forcon indin kockor) dhe bifidobakteret.
Bifidobakteret lidhen me murin e zorrëve dhe ndërtojnë një barrierë natyrale, duke parandaluar lidhjen e agjentëve të dëmshëm.
Në dyqane mund të gjejmë lloje të panumërta të këtyre produkteve të qumështit, transmeton Telegrafi.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e kosit, shumë njerëz shmangin kosin me yndyrë të plotë, duke menduar se ndikon negativisht në linjën apo sheqerin në gjak, por a është vërtet kështu?
– Njerëzit kanë frikë nga kosi me yndyrë të plotë për shkak të përmbajtjes së yndyrës së ngopur dhe rrezikut të kolesterolit të lartë. Por hulumtimi mbi produktet e qumështit nuk ka vërtetuar përfundimisht se ka prova që produktet e qumështit me yndyrë të plotë ndikojnë negativisht në këto parametra – shpjegon nutricionistja Rahaf al Bochi.

Në disa raste, kosi me yndyrë të plotë është një zgjedhje më e shëndetshme sepse përmban më pak sheqer. Kjo ndodh sepse kosi nga i cili është hequr një pjesë e yndyrës nuk ka një shije aq të plotë, e cila ndonjëherë kompensohet me sheqer. Kjo do të thotë që sheqeri në gjak ndoshta do të rritet më pak pas konsumimit të tij.
Ajo që duhet të shmangni janë jogurtët me fruta dhe aditivë të tjerë sepse mund të jenë plot me sheqer.
Dietologia Jaclyn London pajtohet se kosi me yndyrë të plotë është një zgjidhje e mirë:
– Kosi me yndyrë të plotë nuk do ta rrisë sheqerin, ndërsa do të merrni gjithashtu proteina natyrale, të cilat do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë.
Nutricionistja Al Bochi gjithashtu u pajtua me këtë:
– Produktet e qumështit me yndyrë të plotë janë thjesht më të shijshme. Janë më të mira kur bëhet fjalë për përbërjen, ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe tekstura është më e këndshme. Ju gjithashtu merrni një dozë probiotikësh dhe pa sheqer të shtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi