LAJMI I FUNDIT:

Nusja në kërkim të vellos, që pa dashje u dërgua për bamirësi (Foto)

Nusja në kërkim të vellos, që pa dashje u dërgua për bamirësi (Foto)

Natalie Gelbert nga Newport i Wales, është në kërkim të vellos, që burri i saj e ka dërguar pa dashje në një dyqan që shet gjëra për bamirësi.

Fustanin që e kishte veshur në ceremoninë e dasmës, ajo e kishte lënë në qese, pranë të tjerave në të cilat kishte rroba për tu falur, transmeton Telegrafi.

Por, bashkëshorti saj i ka ngatërruar qeset dhe ka marrë pikërisht atë në të cilën ndodhej velloja.

Gelbert me fustanin e nusërisë

Me të kuptuar se nuk e ka fustanin që e vlerëson shumë, ajo ka shkuar në lokalin ku u dërgua, ku i treguan se është shitur për rreth 30 euro.

“Kërkoj nga të gjithë ta shpërndajnë këtë lajm, që të ma gjejnë vellon dhe të ma kthejnë. Ka një vlerë të lartë për mua”, ka shkruar Gelbert në Facebook lidhur me rastin.

Mirëpo, për një kohë mjaft të gjatë, nuk i është kthyer përgjigje se ku mund të jetë kjo veshje.

Sidoqoftë, një grua i ka ofruar asaj njëmijë euro, që t’ia punojë një fustan të ngjashëm, nëse nuk e gjen origjinalin. /Telegrafi/