Shkrimi 400-vjeçar që u shpik për t’i lejuar gratë që të komunikojnë me njëra-tjetrën, pa e kuptuar këtë burrat, ka marrë rëndësi të re sot. Në serinë “Gjuhët sekrete” të BBC-së, përshkruhet zbulimi i gjuhës Nushu dhe se çfarë do të thotë ajo për gratë moderne, transmeton Telegrafi.
“Për t’i dhënë shpresë njëra-tjetrës, krijuan një shkrim që burrat nuk e kuptonin”. Në dokumentar, një grua përshkruan Nushunë – gjuhën e shpikur në provincën Hunan të Kinës, për të ndihmuar fshataret në fshatrat e veçuara që të përballen me kushtet në të cilat këmbët e tyre ishin të lidhura dhe që ishin të kufizuara në dhomat e veta. Fillimisht i shkruar në tiganë me degë pemësh, shkrimi më vonë u shkrua në freskore ose u qëndis në shami dhe u zhvillua në poezi.
“Është historia që shumica e kinezëve nuk e njohin”, thotë regjisorja Violet du Feng. “Në letërsi ka shumë pak të dhëna për jetën, ekzistencën dhe përvojat e grave, dhe unë nuk u rrita të njoh asnjërën prej tyre. Nuk dija asgjë për Nushunë dhe ndjeja se duhet të di diçka nga kjo”.
Megjithatë, gratë sot po gjejnë frymëzim në këtë gjuhë, siç zbulon Du Feng në dokumentarin e saj të ri. “Nushu është hapësira që ua lejon grave t’i besojnë njëra-tjetrës, të jenë të ndjeshme me njëra-tjetrën, të ndajnë betejat dhe sfidat dhe më pas të bashkohen e të kenë një hapësirë për të ndërtuar lidhje të simotrave”.
Derisa Nushu po ruhet si artefakt kulturor, ka vlerë të madhe për ato që e shkruajnë dhe ka ende rol të rëndësishëm për ato që e praktikojnë. “Për ne, është art”, thotë një cicerone muzeu. “Jo për ata. Është krijuar për t’u rebeluar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'