LAJMI I FUNDIT:

Nushi: Do të ndihmohen financiarisht edhe familjarët e qytetarëve të Prishtinës që ndërruan jetë nga coronavirusi

Nushi: Do të ndihmohen financiarisht edhe familjarët e qytetarëve të Prishtinës që ndërruan jetë nga coronavirusi

Komuna e Prishtinës ka marr vendim që personat të cilët janë infektuar me COVID-19 do të ndihmohen financiarisht. Ata thanë se të drejtë aplikimi për këto shuma, kanë të gjithë ata që janë të regjistruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe aplikimi do të bëhet online.

Ditën e mërkurë, Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës ka aprovuar vendim propozimin që qytetareve të Prishtinës të cilët janë infektuar me Covid-19 tu jepet një ndihmë financiare.


Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha se personat nën moshën 65 vjeçare shpërblehen me shumën 50 euro, ndërsa ata mbi ketë moshë me 100 euro.

“Subvencionimin prej 50 deri në 100 euro do ta marrin vetëm ata të infektuar që gjendet në listën e dërguar nga IKSHP. Listë që ne e marrin çdo ditë dhe e azhurnojmë. E kemi databazën unike prej datës 20 mars kur është regjistruar rasti i parë në Prishtinë deri më sot”, deklaroi Muhedin Nushi për RTV Dukagjinin.

Nënkryetari Nushi po ashtu tha se do të ndihmohen edhe familjarët të cilët kanë pasur viktima si pasoj e COVID-19,e sipas tij edhe për kategori vlejnë të njëjtat kritere

Edhe disa qytetar e kanë mirëpritur këtë vendim të Komunës

“Edhe pse shuma që ndan komuna është e vogël, vendimi është shumë i qëlluar”, deklaroi qytetari Shemsi Mulliqi, përcjell Telegrafi.

“Është vendim i mirë për ata që janë të sëmurë. Mua më duket vendim i mirë, ndoshta ndokujt edhe mund të mos i pëlqejë”, deklaroi qytetari Sami Mehuka.

Në fund, nga Komuna thanë se aplikimi për këto ndihma do të bëhet online për arsye të evitimit të kontaktit fizik./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori