LAJMI I FUNDIT:

Nushi: Të lumtur jemi nëse protestat kundër shtrenjtimit të rrymës rrëzojnë Qeverinë

Nushi: Të lumtur jemi nëse protestat kundër shtrenjtimit të rrymës rrëzojnë Qeverinë

Zyrtari i PSD-së Nol Nushi ka thënë në protestën e së shtunës nuk do të ketë flamuj e as llogo partiake.

Nushi në RTV Dukagjini ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse protestat për shtrenjtimin e rrymës do ta rrëzonin Qeverinë.

“Shtrenjtimin e energjisë nuk janë duke e bërë qytetarët e Kosovës por Qeveria Kurti me mekanizmat e vet qeveritar si ZRRE apo tjera organe”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nushi ka thënë se deri më tani nuk kanë parë ndonjë hatër mbetje nga subjektet tjera opozitare pse kjo parti ka caktuar datën e protestës.

“Llogo e as flamuj të partisë nuk do të ketë, por do të ketë fjalime për të treguar se si Kurti ka mashtruar qytetarët e vet. Ne mendojnë se pezmin qytetarë duhet ta organizojmë sa më mirë”.

Zyrtari i PSD-së thotë se deri më tani asnjë parti opozitare nuk ka thënë “jo” për pjesëmarrjen në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Nushi thotë se vullnet për të protestuar ka dhe presin pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Protestë e suksesshme do të quhej nëse vendimi do të rrëzohej plotësisht për t’u kthyer gjendja si ishte më parë e që më pas Qeveria të gjejë zgjidhje tjera”, tha ndër të tjera Nol Nushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori