LAJMI I FUNDIT:

Nushi: PDK-ja ka rënë në lojën e Kurtit

Nushi: PDK-ja ka rënë në lojën e Kurtit

Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë që Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në lojën e kryeministrit, Albin Kurti dhe se PDK-ja nuk e dinë se si duhet të sillet saktë.

“E meta e PDK-së e cila ka rënë në lojën e Kurtit dhe se nuk dinë se si të sillen sepse kanë vetëm një orbit në target, atë të Kurtit.  Në bazë se çka po bën Kurti këta mendojnë se ajo që sjellë vota, në këtë rast ndoshta sjell vota por nuk iu sjellë atyre por Kurtit. Ata janë pre e lojës populliste të Kurtit.  Përgjegjësi e shumicës që të kujdesen që të bëjnë kushte optimale dhe maksimale për pakicat. Sidomos për serbët e veriut është problem politik, i trashëguar disa vjeçarë dhe vetëm në mënyrë politike zgjidhet dhe kurrsesi me njësi speciale e kryetarë të imponuar”, shtoi Nushi.


Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve me referendum në veri, Nushi u shpreh se ka qenë një ‘dështim i suksesshëm” dhe se kushdo që e sheh si sukses të Qeverisë së Kosovës, ky nuk është.

“ Është dështim i suksesshëm. Kushdo që  e sheh si sukses të Qeverisë së Kosovës. Mendoj se e ka totalisht gabim, është diamentralisht e kundërta sepse nga bojkoti pothuajse total i këtij procesi ka fituar vetëm autoriteti i Listës Serbe në atë pjesë. Aty ka pasur një thirrje për Bojkot që ka ardhur nga Lista Serbe. Të gjitha thirrjet tjera qoftë nga Ambasada apo Qeveria, që qytetarët të marrin pjesë në këtë bojkot”, tha Nushi.

“Dhe në fund e panëm se sa njerëz morën pjesë, 253 persona në në një proces ku të mundshme kanë qenë 41 mijë persona.  Pra, nuk e di kanë votuar me gjasë vetëm ata që kanë qenë në Këshille Zgjedhore. Mendoj që është një punë totalisht e panevojshme me efekt politik, O është pozitive me thanë por ka efekte negative politike. Kushtin ka mundur me përmbushur me tërheqjen  e kryetarëve, por Kurti si autoritar dhe popullist ka nevojë si me pas si leva”, tha Nushi.

Për zgjedhjet me referendum në veri, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Afrim Kasolli u shpreh se ‘do konsideroja relative’ të drejtën që faktori ndërkombëtar ia dha Kosovës, fillimisht për organizimin e zgjedhjeve e pastaj edhe për përfundimin e tyre.

‘Do ta konsideroja relative në njëfarë mënyre që i dhanë plotësisht të drejtë Kosovën, pavarësisht që ato e përkrahen vendimin e Kosovës për të organizuar referendumin në veri. Mirëpo, në njëfarë mënyre e ke reagimin e Bashkimit Evropian i cili thotë se mospjesëmarrja apo dështimi i referendumit për të shkarkuar katër kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe nuk i kontribuon. Se sa do të shihet se a i kanëë dhënë plotësisht Kosovës të drejt, kjo do të vares se a do të suspendohen masat sanksionuese të BE-së, për Kosovën, të cilat janë vendosur sipas interpretimeve nga vet Miroslav Lajçak, për arsyeje të zgjedhjeve në veri”, tha Kasolli.

‘Kjo është një prej shqetësimeve kryesore mbase nësë nuk e adreson apo nuk krijon kushte për të tejkaluar tensionet politike në komunat veriore, ndërmjet legalitetit dhe legjimitetit. Në aspektin legal qoftë zgjedhjet që janë bojkotuar nga Lista Serbe, mungesa e legjimitetit e komplikon situatën. Kosova ndodhet para votimit të KiE, kjo do të jetë një nga çështjet kryesore së bashku me Asociacionin do të përcaktojë një farë mënyre Këshillin Ministror të KiE”, tha Kasolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori