LAJMI I FUNDIT:

Nurellari për Tribunalin ndaj Serbisë: Shumë njerëz ishin skeptikë edhe te lufta e pavarësia, por e vërteta doli ndryshe (Video)

Nurellari për Tribunalin ndaj Serbisë: Shumë njerëz ishin skeptikë edhe te lufta e pavarësia, por e vërteta doli ndryshe (Video)

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari ka thënë se iniciativat e dështuara të Serbisë për të vënë para drejtësisë ata që kanë kryer krime në Kosovë, ka shtyrë Kuvendin e Kosovës për të krijuar një Tribunal për krimet serbe në Kosovë.

Nurellari, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbia jo vetëm që nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës, por ka një tendencë për të rindryshuar historinë e luftës.

Nurellari ka thënë se në Kosovë ka pasur dyshime edhe për luftën e UÇK-së edhe për pavarësinë e Kosovës, por e vërteta historike ka dalë ndryshe.


“Janë shumë njerëz që kanë qenë skeptik në momentet më kyçe të Kosovës, nuk kanë besuar te lufta, nuk kanë besuar te pavarësia, kanë shprehur dyshime edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë, por e vërteta historike është ndryshe”.

“… Ne mund të kthejmë një momentum historik për të rikthyer vëmendjen te Kosova, sikurse që janë kthyer gjërat edhe në të kaluarën dhe kanë marrë vëmendjen ndërkombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka thënë se po të shikosh gazetat “Bujku” dhe “Rilindja’ gjatë viteve ’90 mund të shohësh se për ta ishte iluzore pavarësia e Kosovës.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për të ushqyer një iluzion, por po kërkojmë të arrijmë një objektiv”.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të pret që Vuçiqi do të kërkojë falje ndaj Kosovës siç ka ndodhur në Gjermani.

Nurellari ka thënë se në vitin 1999 askush në botë nuk ka pasur dyshime për krimet serbe në Kosovë, por sot, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar në botën për këtë arsye duhet formimi i një tribunali për të kthyer në kujtesë ato krime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori