LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Mali Sharr një hap afër të shpallet park kombëtar, nuk do të ndërtohen hidrocentrale të reja

Nuredini: Mali Sharr një hap afër të shpallet park kombëtar, nuk do të ndërtohen hidrocentrale të reja

“Tridhjetë fshatra me 62.705 hektarë do të hyjnë në zonën e mbrojtur të Malit Sharr, që është një hap afër për t’u shpallur Park Kombëtar”.

Qeveria në seancën e djeshme e ka konfirmuar tekstin për propozim-ligjin të përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me të cilin kërkohet që Mali Sharr të jetë rajon i mbrojtur i kategorisë së dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi të miratohet në Kuvend ligji, Qeveria do të duhet të formojë institucion publik, në afat prej 3 muajve, për të cilin tashmë janë siguruar mjetet nga buxheti i shtetit.


Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, informoi se derisa zgjatë procedura për sjelljen e ligjit, Qeveria ka sjellë vendim që Mali Sharr përkohësisht të jetë i mbrojtur, me qëllim që të ndalohet sjellja e koncesioneve në këtë rajon.

“Në lidhje me ndërtimet e hidrocentraleve të vogla që tashmë janë e shkuar, kemi dhënë afat prej një viti që ministri kompetent të negociojë me investitorët, me qëllim që ata të tërhiqen nga ndërtimet, por njëkohësisht të mos dëmtohet financiarisht shteti. Koncesione të reja nuk do të ketë, kjo është ideja”, tha Nuredini.

Ndryshe, iniciativa që Mali Sharr të shpallet Park Kombëtar, daton nga që viti 1994./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori