Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nuredin Lushtaku ka reaguar për vrasjen gabimisht të kushëririt të tij në vitin 2010.
Lushtaku ka thënë për vrasjen kushëririt të tij ka qenë i paguar Lutfi Qosa, për të vrarë Sabit Lushtakun, e jo Nuredin Lushtakun.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në të gjitha shkresat e lëndës saktësohet që dorasi Lutfi Qosa, ka qenë i paguar nga Driton Latifi për vrasjen e Sabit Lushtakut për qëllime hakmarrëse, por dorasi ka vrarë gabimisht Nuredin Lushtakun dhe se kjo nuk ka pas kurrfarë lidhje me të.
Postimi i plotë i Lushtakut:
“REAGIM PËR OPINION PUBLIK
Të nderuar, për herë të dytë si pasojë e mediave jo profesionale dhe tendencioze unë, familja ime dhe miqt e mi shqetësohemi vetë për faktin se unë kam emrin Nuredin Lushtaku dhe asgjë tjetër.
Vrasja e kusheririt tim nga dorasi Lutfi Qosa në vitin 2010 na ka shqetsuar të gjithëve.
Pohimet e Televizionit T7 në emisionin “Frontal” janë shpifje e kulluar sepse, Lutfi Qosa ka qenë i paguar për të vrarë Sabit Lushtakun e jo Nuredin Lushtakun.
Vrasja ka nodhë për shkak të konflikteve familjare që kanë pas familja e afërt e viktimës në Austri me familjen e Driton Latifit.
JU rikujtoj se i afërmi i viktimës Nuredin R Lushtaku, Sabit Lushtaku ka pas konflikt familjar me familjen e Driton Latifi në Austri të cilët sipas dëshmive të prokurorisë kanë paguar dorasin Lutfi Qosa i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me 19 vite burgim për vrasjen e Nuredin R Lushtakut, ndërsa Gjykata e Apelit ia ka rritë denimin në 27 vite burgim të formës së prerë.
Në të gjitha shkresat e lëndës saktësohet se dorasi Lutfi Qosa ka qenë i shtyrë nga Driton Latifi për vrasje të Sabit Lushtaku për qëllime hakmarrese, por që dorasi ka vrarë gabimisht Nuredin R Lushtakun të afërmin e Sabit Lushtakut dhe kjo nuk ka pas kurfarë lidhje me mua dhe punë time.
Prandaj, konsideroj se shkrimet e medias sot ishin qëllim kqija, jo profesionale dhe tendencioze për të përfshirë apo ndërlidh vrasjen e Nuradin R Lushtakut me mua.
Konsideroj se shkrime të tilla kishin për qellim dëmtimin e autoriteti tim dhe përfshirjen time në një rast të tillë ishin të qëllimshme nga gazetari Arsim Lani, Televizioni T7 në emisiomin “Frontal” e që u transmetua edhe nga disa media tjera, të cilat kanë shqetsuar familjen time dhe miqt e mi.
Të nderuar miq, një kërkim falje nga mediat për shqetsimin që kan shkaktuar në familjen time, do të me bënte të mendohem për të mos ndërmarr HAPA të tjerë ligjorë ndaj shpifësve të tillë.
Unë Gjeneral Nuredin Lushtaku edhe pse modest mburrem me punë time në UÇK, TMK dhe në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe asnjëherë nuk kam qenë cak i asnjë sulmi dhe as që kam pas konflikt me ndokënd për punën time gjatë viteve të shkuara.
Këtij reagimi ia bashkangjesë vendimin e Gjykatës për rastin e vrasjes se Nuredin R Lushtakut të cilin ka mundur ta siguroj çdo media apo gazetar veq pak profesional” (sic.), ka shkruar Lushtaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova