LAJMI I FUNDIT:

Numri i vdekjeve në Wuhan mund të jetë shumë më i lartë nga sa ka raportuar qeveria kineze

Numri i vdekjeve në Wuhan mund të jetë shumë më i lartë nga sa ka raportuar qeveria kineze

Kanë kaluar pothuajse një javë që kur Kina nuk ka raportuar raste të reja të të infektuarve me Covid-19, vendi ku mendohet se ‘lindi’ coronvirusi në fund të vitit të kaluar para se të përfshijë botën. 

Por, disa banorë të Wuhan besojnë se zyrtarët qeveritarë nuk e kanë llogaritur me saktësi numrin e vdekjeve nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Shumica e rasteve të Kinës u raportuan në Wuhan, me më shumë se 67,000 njerëz që kontraktuan virusin në provincën e Hubei.

Sipas Daily Mail, qeveria britanike ishte e zemëruar me Kinën, duke e akuzuar atë për raportimin e pakët të rasteve të saj. Gazeta, e cila citoi burime, thoshte se shkencëtarët i thanë kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, se Kina mund të kishte minimizuar numrin e rasteve të konfirmuara të coronavirusit “nga një faktor 15 deri në 40 herë”.

Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë për muaj të tërë se numri aktual i rasteve të Covid-19 në të gjithë botën është ndoshta shumë më i lartë, sesa numri i rasteve të raportuara.

Sapo bota të ketë marrë veten nga pandemia, ne do të kemi mundësi të marrim një pamje të plotë se sa njerëz kishin sëmundjen, sa njerëz vdiqën prej saj dhe sa njerëz vdiqën sepse sistemi i kujdesit shëndetësor ishte i mbingarkuar me pacientë me Covid-19.

Ndërkohë, jeta ngadalë po kthehet në normale në Wuhan, pasi qeveria hoqi kufizimet e bllokimit që kanë qenë në fuqi për 11 milionë banorët e qytetit që nga fundi i janarit.

Një banor që e identifikoi veten me mbiemrin e tij, Mao, sipas Busines Insider, gjithashtu pretendoi se numri i zyrtarëve të vdekjeve ishte i gabuar.

“Ndoshta autoritetet gradualisht po lëshojnë shifrat e vërteta, me qëllim ose pa qëllim, në mënyrë që njerëzit gradualisht të vijnë për të pranuar realitetin”, i tha Mao RFA-së (Radio Free Asia). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori