LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve shkon në 10, rreth 40 të lënduar – detaje dhe pamje nga vendi i një aksidenti masiv në një autostradë të Turqisë

Numri i të vdekurve shkon në 10, rreth 40 të lënduar – detaje dhe pamje nga vendi i një aksidenti masiv në një autostradë të Turqisë

Dhjetë persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë lënduar në një aksident masiv në Mersin, Turqinë jugore, ku thuhet se ishin të përfshira të paktën katër automjete.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ka ndodhur në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep (TAG) të dielën.

Siç thuhet më tej, një autobus pasagjerësh kaloi në korsinë e kundërt dhe goditi dy makina dhe një kamion.

Pas njoftimit, në zonë janë dërguar një numër i madh i ekipeve të Urgjencës Shëndetësore, policisë dhe zjarrfikësve.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca postoi edhe një përditësim në lidhje me aksidentin në llogarinë e tij në rrjetet sociale X: “10 persona humbën jetën dhe 40 persona u lënduan, 9 prej tyre rëndë, në një aksident zinxhiror me një autobus pasagjerësh në autostradën Mersin-Adana. Trajtimi i të plagosurve po vazhdon në spitalet tona,… I shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të atyre që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Eksperti ushtarak rus thotë se Kremlini planifikon sulme bërthamore ndaj anijeve amerikane

Eksperti ushtarak rus thotë se Kremlini planifikon sulme bërthamore ndaj anijeve amerikane

Botë
Një infeksion

Një infeksion "potencialisht fatal" ka arritur nivelin më të lartë në Japoni

Azia
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Pas vapës ekstreme, reshjet e shiut “freskojnë” pelegrinët myslimanë që po i kalojnë ditët e fundit të Haxhit

Pas vapës ekstreme, reshjet e shiut “freskojnë” pelegrinët myslimanë që po i kalojnë ditët e fundit të Haxhit

Botë
Ukraina

Ukraina "përgatit terrenin" për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Evropa
Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Evropa
Kalo në kategori