Numri i personave të konfirmuar me coronavirus në Serbi ka shkuar në 83

212:"Police officers in protective suits stand in front of the infection clinic, as the number of coronavirus disease (COVID-19) cases grow around the world, iin Belgrade, Serbia, March 17, 2020. REUTERS/Marko Djurica 7:"REUTERS
Nga ora 8 e 18 marsit 2020, në Serbi janë regjistruar në total 83 raste të konfirmuara me COVID-19.
Nga raportimi i fundit i orës 8, janë testuar mostrat e gjakut të 47 persona, ku 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv e 36 tjerë negativ, transmeton Telegrafi.
Në vetëizolim janë futur katër persona me simptoma më të lehta, derisa një tjetër është duke u mbajtur në spital për tretman edhe pse gjendja e tij nuk është edhe aq e komplikuar.
Sipas zyrtarëve të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, deri më tani qindra persona i janë nënshtruar testit të coronavirusit, pasi dyshohej se mund të jenë infektuar – megjithatë kanë rezultuar pozitiv vetëm 83. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































