LAJMI I FUNDIT:

Numri një në PISA sot lansohet në Kosovë – SHKOLLA FINLANDEZE E KOSOVËS

Numri një në PISA sot lansohet në Kosovë – SHKOLLA FINLANDEZE E KOSOVËS

Arsyet se pse nxënësit finlandezë janë numër një në testet PISA janë të shumta.

Orari nuk është i tejzgjatur si në vendet tjera evropiane, gjithsesi ky sistem ofron mundësinë për fëmijët të mësojnë pa detyra dhe angazhime shtesë në shtëpi.


Gjithsesi fëmijët pasdite angazhohen në aktivitete në klube brenda kampusit që ju ndihmojnë të zhvillojnë shumë aftësi.

Aktivitetet pasdite përfshijnë lojëra, aktivitete artistike, kulturore dhe angazhime të nxënësve në klube të ndryshme që e mundësojnë formimin intelektual dhe shoqërorë të fëmijëve.

A e dini pse në këtë vend mbi 90% e nxënësve janë të shkëlqyeshëm?
Lexo po ashtu A e dini pse në këtë vend mbi 90% e nxënësve janë të shkëlqyeshëm?

Arsyet pse sistemi finlandez rangohet numër një në botë janë:

1. Finlanda ka planprogram të krijuar nga mësuesit

Në sistemin finlandez mësimdhënësi thjesht besohet të bëjë një punë të mirë dhe për këtë arsye ata kanë më shumë kontroll mbi klasën e tyre dhe përmbajtjen e planprogramit.

Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze
Lexo po ashtu Tri arsyet se pse nuk barten çantat e rënda nga nxënësit e shkollave finlandeze

Mësuesi është në gjendje të marrë më shumë rreziqe dhe të provojë gjëra të reja dhe të krijojë një plan mësimor efektiv që u mundëson nxënësve të bëhen individë të aftë e të gatshëm për botën reale.

Profesorët kanë kohë për t’i mësuar nxënësve aftësitë që u mundësojnë atyre të zhvillohen në individë që dinë të fillojnë një projekt dhe të punojnë në mënyrë sistematike për të arritur një qëllim.

2. Më pak teste, më shumë mësim

Planprogrami u mundëson nxënësve të praktikojnë qepjen, gatimin, pastrimin, punimet me dru e shumë punime tjera që i bëjnë nxënësit shumë praktik për jetë.

Dhe ndërsa nxënësit janë duke mësuar këto aftësi të mahnitshme, ata gjithashtu po mësojnë matematikë dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme që lidhen me lëndët tjera.

Pra vlerësimi bëhet në klasë nga aktivitetet që nxënësit zhvillojnë.

3. Me pak mësim formal – më shumë opsione

Nxënësit në Finlandë fillojnë shkollimin formal në moshën shtatë vjeçare! Po, shtatë vjeç!

A duhet fëmijët tanë t’i kenë të gjitha notat 5-sa gjatë shkollimit?
Lexo po ashtu A duhet fëmijët tanë t’i kenë të gjitha notat 5-sa gjatë shkollimit?

Finlanda lejon fëmijët e tyre të jenë fëmijë, të mësojnë duke luajtur dhe duke eksploruar, sesa duke qëndruar të mbyllur në një klasë.

Por a nuk ngelin ata prapa? Jo!

Fëmijët fillojnë shkollën kur ata janë aktualisht në zhvillim dhe të gatshëm për të mësuar dhe për tu fokusuar.

Klasa parashkollore pasohet me vetëm nëntë vjet të shkollës së detyrueshme, duke vazhduar me shkollën e mesme e cila është si në vendet e tjera evropiane.

Zgjidhje për fëmijët tuaj!

Si përfundim, ju mund të regjistroni fëmijët tuaj, në Shkollën Finlandeze qysh sot. Shkolla Finlandeze vjen në Kosovë nga shtatori i vitit të ardhshëm. Regjistrimet në këtë shkollë veçse kanë filluar dhe vendet janë të limituara.

Monitorimi, vlerësimi i cilësisë dhe akreditimi i shkollës bëhet nga EduCluster, organizata më kredibile në Finlandë në fushën e edukimit dhe pjesë e Universiteti Jyvaskyla, fakulteti më i vjetër dhe prestigjioz të edukimit në Finlandë. Në hapje ishte e pranishme edhe Marja-Liisa Mustonen nga EduCluster, e cila tregoi për partneritetin dhe mbështetjen që kjo organizatë do ti jap Shkollës Finlandeze jo vetëm në sigurimin e cilësisë por edhe në rekrutim dhe trajnim të stafit.