Numërohen mbi 60% e votave në Drenas - prin Lladrovci me 46,08% pasuar nga Ajazi 31,90%

Kur janë numërua rreth 60 për qind të votave në Komunën e Drenasit, ende nuk dihet fituesi.
Edhe pse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci po prin me vota në këtë komunë, rezultati përfundimtar mund të çojë në balotazh.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:
Ramiz Lladrovci (PDK ) - 46,08%
Driton Ajazi (DD) - 31,90%
Fejzi Kiqina (LVV) - 15,93%
Xhavit Drenori (GDP) - 3,54%
Arta Ahmeti - Xhylani (AAK) - 1,72%
Anduena Gllareva (LDK) - 0,84%
Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.
Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në KËTU. /Telegrafi/






















































