Ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj në një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, numrin e madh të vrasjeve dhe grabitjeve të armatosura.
Ajo ka numëruar faktorët kryesorë të cilët kanë ndikuar në këtë bilanc të krimeve, ku vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019 kanë ndodhur 12 vrasje.
“Përgjegjësia që kanë institucionet e vendit është që të konsolidohen deri në atë nivel që rastet e tilla të trajtohen jo vetëm pasi të ndodhin, por edhe me arrit me i parandalu, pjesa tjetër është pjesa shoqërore, lodhja sociale që janë duke e përjetuar populli kosovar, gjendjen në të cilën gjinden, natyrisht munden të përshpejtojnë të rritet niveli i rasteve të tilla”, ka thënë ajo.
Ajo shtoi se puna e Policisë së Kosovës është e pamjaftueshme nëse prokuroria dhe sistemi i drejtësisë nuk i kryejnë punët e veta.
“Në fakt ka vite të tëra që disa sfida vetëm janë përmend nga personat që punojnë në polici e gjyqësor, siç është mungesa e data bazave të përbashkët.
Institucionet shtetëror, nëse nuk kemi një sistem të drejtësisë që është funksional dhe nuk i trajton rastet siç duhet, atëherë mesazhi që dërgohet tek personat që kanë tendenca me kry akte të tilla, është mesazh i rrezikshëm”, deklaroi ajo.

Kabash-Ramaj tha se siguria publike në përgjithësi është e lartë, por që rastet e fundit kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.
“Raportet e Kombeve të Bashkuara tregojnë që Ballkani Perëndimor për siguri publike qëndron shumë mirë , por nuk qëndron mirë në aspekte tjera, rastet e fundit ja vlejnë me u adresu edhe prej aspekteve tjera, pse kanë ndodhë pra s’kanë të bëjnë me sigurinë publike por ka të bëjë me funksionimin e sistemit të drejtësisë”, u shpreh ajo.
Ajo tha se qytetarët kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë, dhe se tani është sfidë të dëshmohet tek qytetarët se nuk duhet ta marrin vetë drejtësinë në duar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërpritet furnizimi me ujë në Kozle, MSH: Dy klinika tjera do të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim

Dëmi rreth 15 milionë euro, dosja e Prokurorisë ndaj zyrtarëve të arrestuar në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave

Sulmet kibernetike, Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik, privati jo me të njëjtin ritëm

Formohet një parti e re politike në Kosovë

Mungon dëshmitari anonim, shtyhet për të hënën seanca gjyqësore ndaj tre serbëve të akuzuar në rastin "Banjska"

Qehaja për rrugën Tetovë - Prizren: Jemi në fazën e projektimit të tunelit, nuk kemi dyshime se do të bëhet

Aksident mes dy veturave në Gjilan, humb jetën një person

Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë