LAJMI I FUNDIT:

“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli” – mbërrin në Shqipëri Fredi Beleri

“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli” – mbërrin në Shqipëri Fredi Beleri

Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e së shtunës në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.

I pyetur nga Euronews Albania nëse do të shkojë ditën e sotme në Himarë, Beleri është përgjigjur ‘jo’.

“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”, u shpreh Beleri.


I pyetur për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u shpreh se opozita mund t’i fitojë zgjedhjet.

“Mbase është kandidat më i denjë sesa unë”, tha Beleri.

Në orën 16:00 ditën e sotme, Belerit i mbaron leja pesëditore e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.