LAJMI I FUNDIT:

“Nuk u përshtaten me uniformat”, policia italiane kundërshton bartjen e maskës ngjyrë rozë – do të donin të ishte e zezë apo kaltër

“Nuk u përshtaten me uniformat”, policia italiane kundërshton bartjen e maskës ngjyrë rozë – do të donin të ishte e zezë apo kaltër

Policia italiane ka refuzuar që krahas uniformës të bart edhe maskat mbrojtëse ngjyrë rozë, dhe menjëherë aty kanë lindur polemnika në opinion.

Kur policëve në qytetet italiane si Venediku, Bolonja, Vareza, Sirakuza dhe Pavia u shpërndanë maska ngjyrë rozë FFP2, filluan polemikat në mediat dhe në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Sindikata e policisë SAP, i ka dërguar një letër shefit të policisë Lamberto Giani, në të cilën theksojnë se nuk është e përshtatshme me uniformën e policisë të bartin maska rozë, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për seksizëm, por për dekor dhe se njëjtë do të reagonin qofshin edhe maska më ngjyrë të gjelbër.

“Konsiderojmë që më të përshtatshme do të ishin të zeza, bardha apo të kaltra”, kanë bërë të ditur nga Sindikata në letrën dërguar të parit të policisë, duke theksuar se nuk përshtaten me uniformat e policisë.

Është bërë e ditur se rregullat lidhur me uniformën janë të rregulluara prej kohësh, dhe se duhet treguar respekt ndaj policisë si institucion.

E disa media nuk përkrahën idenë e tyre duke thënë se bëhet fjalë për seksizëm, duke vënë në pah se akoma ekziston mendësia se ngjyra rozë është për femra e kaltra për djem. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori