Nuk do të prisni shumë gjatë, kënga "Lamtumirë" e Xhensilës lansohet sot - ky projekt vjen me një befasi

Vetëm pak ditë më parë pasi paralajmëroi këngën e re, Xhensila Myrtezaj dha së fundmi njoftimin e rëndësishëm për adhuruesit e saj.
Këngëtarja njoftoi se kënga “Lamtumirë” do të lansohet sot në orën 18:00.
Madje, ajo që duhet të dini gjithashtu është se ajo nuk po vjen e vetme në këtë projekt, pasi pjesë e kësaj kënge do të jenë edhe Noizy dhe Ardian Bujupi.

Xhensila së fundmi kishte publikuar një sekuencë të kësaj kënge, dhe një pjesë të tekstit e ndau me fansat e saj.
Frazat e këtij teksti jepnin dyshimin se artistja mund t’ia ketë dedikuar ish partnerit të saj, Bes Kallaku. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































