LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë sonte emision ”Top Tema”, solidarizohen me kolegen Llupevska

Nuk do të ketë sonte emision ”Top Tema”, solidarizohen me kolegen Llupevska

Gazetarja Snezhana Llupevska-Sozen mbrëmë njoftoi se emisioni i saj ”Kod” është censuruar nga televizioni, si shkak i presionit të fabrikës nga Kavadari e cila ishte temë e hulumtimit të ”KOD”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Emisioni KOD ekziston që nga viti 2007 dhe gjatë këtyre 11 viteve kam patur presione nga qendat e ndryshme të fuqive: politike, biznesit, nëntokës… por unë asnjëherë nuk u gjunjëzova. Kjo vendosmëria jonë që çdo herë të jemi në anën e së vërtetës na solli shumë çmime dhe mirënjohje, e posaçërisht, na bën të lumtur ajo e fundit, e marrë nga SHGM-ja në lidhje me rastet e 27 prillit në Kuvend. Sonte u ballafaqova edhe me një sfidë kur u informova se epizodi i ri i KOD nuk do të emetohet në tërësi. Në emision i shfaqëm fatet tragjike të dy punëtorëve” thuhet në njoftimin e Llupeskës.


Për këtë rast, emisioni ”Top Tema” në TV Telma nuk do të emitohet për sonte shkaku i solidarizimit me kolegen e tyre Llupeska.

Që të dy emisionet janë pjesë e televizionit Tellma. /Telegrafi/