Në kuotat e larta që ka krimi në Shqipëri, evazioni fiskal që bëhet normalisht nga të fortët, droga dhe sidomos krimi i organizuar, por edhe kundërvajtjet jo të vogla, Shqipëria prej vitesh kërkon një prokuror që t’i zbardhë faqen duke vendosur pas hekurave ata që kërkojnë të na imponohen në çdo segment të jetës. Një njeri të tillë e kërkon kushdo dhe duket se tashmë ai ka marrë trajtën e një Mesie. E presim, por ai nuk vjen dot… ose do të vijë dikur.
Të gjithë kryeprokurorët që kemi pasur pas viteve 1990 janë larguar pa shumë lavdi, paçka se disa prej tyre kanë treguar vlera profesionale të një niveli të mirë për vendin. Në Shqipëri, forca e politikës dhe organizimi institucional është i tillë që jo vetëm ta emërojë një kryeprokuror, por edhe të diktojë në performancën e tij. Dhe, në rastin e Arta Markut, kryeprokurores së radhës, politika tregoi se jo vetëm e zgjodhi sipas oreksit, porse edhe ndikoi në jo pak vendimet e saj.
A munden dot prokurorët e tjerë apo ata “të vegjël” të rretheve të bëjnë një gjë ndryshe?
Koha ka treguar se një pjesë e tyre kanë ndërmarrë akte të guximshme porse shpejt e kanë pësuar. O janë hequr nga sistemi, o u janë gjetur lloj-lloj kleçkash! Për më tepër, sot e kësaj dite nuk dihet si janë ekzekutuar juristët pas viteve ‘90, paçka se në studio televizive dëgjon njerëz që flasin me siguri maksimale që e dinë fare mirë situatën e krimit.
“Të paprekshmit” (Untouchables) është një film amerikan i tipit të luftës me gangsterë, i realizuar në vitin e largët 1987 me regji nga Brian De Palma, me skenar nga David Mamet, i bazuar në librin me të njëjtin titull (1957). Filmin e luan në rolin kryesor Kevin Costner, pastaj Charles Martin Smith, Andy García, Robert De Niro dhe Sean Connery. Eliot Ness (Costner) formon ekipin e ashtuquajtur “Untouchables” për të çuar Al Caponen (De Niro) para drejtësisë gjatë kohës së Prohibicionit. Filmi meritoi dy oskarë. “Untouchables” u shfaq premierë më 2 qershor 1987 në New York City dhe realizoi 106.2 milionë dollarë në të gjithë botën, me vlerësime përgjithësisht pozitive nga kritikët.
Eliot Ness, një personazh real e realizoi misionin e tij jo duke u mbështetur në sistem, por duke shkëputur një nukël me profesionistë të ndryshëm (brenda sistemit), varësisht problemeve të qytetit, si krimi, trafiku, ndërlidhja, financa prej nëntë vetash. Më këtë njësit ai mposhti policinë e korruptuar të Çikagos, që e trajtonin si mbret Al Caponen dhe tundi sistemin amerikan të korruptuar në qelizë, në ato vite. Rregulloi krimin, trafikun etj. Jeta e tij më vonë do të kishte shumë zigzage duke përfunduar aspak mirë, por standardi i tij konsiderohet edhe sot gati i paarritshëm.
Mundohen ta imitojnë shumë, por diku ngecen. Sistemi ynë demokratik i këtyre viteve fut ujë në të gjitha vendet. Edhe një element: njësinë e Ness e mbështesnin një grup financiarësh anonimë, që ishin të interesuar të ndryshonte diçka. Rezultati: Al Capone pësoi humbje të pabesueshme dhe mori rrugën pa kthim të rënies.
A mundet Shqipëria me reformën në drejtësi të prodhojë një njeri të tillë?
Kurrsesi jo. Së pari, sistemi ynë nuk është gati, por mbi të gjitha nuk ka as idealizmin për ndryshim thelbësor, ashtu si pragmatizmin e një ndryshimi real të nevojshëm. Ndaj Eliot Ness, që fshihet te shumë njerëz nuk ngjallet dot për asnjë arsye. Mbi të gjitha, idealistët në Shqipëri shikohen si fatkeqë ashtu si profesionet e tjera, duke shtuar se edhe ekonomistëve e biznesmenëve u pëlqen që të vazhdojë kjo amulli ekonomike në vend, ku fitohet pa rregulla loje.
Por, Eliot Nessi nuk e pëlqente këtë. Madje kur rrokte pushkën dhe me grupin e vet u mbinte në derë të fortëve pa i bërë syri tërr, e dinte se kishte një fund. Edhe pse jo pak herë drejtësia amerikane e la në baltë, ai e dinte se kishte gjyqtarë të mirë, që i jepnin mandatet kur ua kërkonte. Shqiptarin Eliot Ness nuk e mbështet askush, sepse të gjithë kanë një gjynah me vetingun apo me pushtetin, që të ngacmon familjen duke ta hequr nga puna… për të mos thënë krimi që e ka gati tritolin të të hedhë në erë… për qejf. Ndaj fle për të mos u zgjuar Eliot Ness shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën