LAJMI I FUNDIT:

Nuk pinë alkool dhe kanë mëlçinë si alkoolistët!

Nuk pinë alkool dhe kanë mëlçinë si alkoolistët!
Foto: Getty Images

E pabesueshme, por një nga arsyet qëndron tek ëmbëltuesit që përdoren në ushqim

Sipas hulumtimit të fundit, sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike, në fakt një gjendje e akumulimit të dhjamit në mëlçi pa përdorim të tepruar të alkoolit dhe shkaqeve të tjera specifike të steatozës së mëlçisë, lidhet gjithnjë e më shumë me sindromën metabolike.


Kjo është sëmundje komplekse e metabolizmit e cila përfshin obezitetin e stomakut, rezistencën ndaj insulinës, zvogëlimin e tolerancës së glukozës, shtypjen e lartë të gjakut dhe yndyra të shkatërruara në gjak.

Shkaktari është funksioni i zvogëluar i gjëndrës tiroide, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.

Diagnoza caktohet kur më shumë se pesë për qind e qelizave të mëlçisë janë infiltruar me yndyrë, dhe marrja e alkoolit është më pak se 0,02 dl/ditë.

Shkaqet e sëmundjes joalkoolike të mëlçisë yndyrore përfshijnë uljen e funksionit të tiroides, sëmundjet inflamatore të zorrëve, sindromën e vezoreve policistike, shtatzëninë, ushqimin afatgjatë parenteral dhe terapinë me disa ilaçe.

Gjithashtu, gjithnjë e më shumë flitet për rolin e ëmbëltuesve që përdoren në industrinë ushqimore, kryesisht fruktozës.

Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori