LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet tymi në deponinë e Strugës

Nuk ndalet tymi në deponinë e Strugës

Tymi nuk ka të ndalur në deponinë e Strugë, po vazhdon të ndotë ajrin dhe vazhdon të shqetësojë qytetarët e Strugës për situatën e komplikuar dhe krijimin e asaj që qytetarët e Strugës që protestojnë për të pestën herë me maska mbrojtëse e quajtën ‘katastrofë ekologjike’, përcjell Telegrafi Maqedoni.


‘Fatkeqësisht sot kemi përfunduar në deponinë e Strugës. Është një iniciativë e organizatës qytetare ‘Struganët për Strugën’. Kemi ardhur këtu ta shohim se çfarë po ndodh dhe se qeveria a do të merr iniciativë për të bërë diçka për këtë qytet’.

‘Kjo është një katastrofë ekologjike, nuk kam fjalë, kjo është tmerr. Tokë e ndotur cila do që është katastrofë për tokën pjellore’.

‘Shpresoj se qeveria e re në formën më urgjente të ndërmerr hapa dhe ti plotësoj premtimet. Na mbytën për çdo ditë. Ja këtu është qyteti, këtu ka fshatra dhe ky tym kaq i rënd që gjithsesi ekspertët vlerësojnë se është kancerogjen duhet urgjentisht të ndërpritet’.

‘Pika e tretë është të pastrohet deponia. Pika e katërt është që të hapet një deponi e re moderne ku do të riciklohen mbeturinat’, thanë nga organizata qytetare ‘Struganët për Strugën’.

Për kontrollimin e territorit të deponisë është angazhuar kompani për siguri fizik, që do të bëjë mbikëqyrje 24 orëshe në deponi për të parandaluar hyrjen e personave të paautorizuar dhe shmangjen e zjarreve të sërishme në deponi, deri në fillimin e procesit të bartjes së mbeturinave nga deponia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori