LAJMI I FUNDIT:

Nuk lejoheshin të marrin telefonat në shkollë, nxënësit ia zënë në klasë – e detyrojnë ta thyej vetë (Video)

Nuk lejoheshin të marrin telefonat në shkollë, nxënësit ia zënë në klasë – e detyrojnë ta thyej vetë (Video)

Një nxënës në Kinë është detyruar të thyej telefonin e tij në prezencë të shokëve të klasës.

Videoja e publikuar më poshtë është shikuar nga më shumë se tetë milionë persona dhe është filmuar në shkollën Hui People në Shangqiu në provincën kineze Henan, transmeton Telegrafi.

Nxënësi që besohet të jetë 17-vjeç dhe pranë përfundimit të shkollës së mesme, shihet duke thyer telefonin e tij të mençur që e përplas për tokë dhe e godet me një dry.


Por, ai dukej se mundohej ta kursente, por dëgjohej zëri i një femre që e urdhëron duke i thënë “godite sërish, bëja copa”.

Djaloshi nuk mund të ndalte lotët derisa e shkatërronte telefonin e tij, kurse përdoruesit e mediave sociale kanë kritikuar ashpër menaxhmentin e shkollës për një veprim të tillë.

Të pyetur nëse kanë gisht arsimtarët në këtë ngjarje, ata kanë mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Zyrtarët e shkollës kanë pranuar se nxënësit nuk lejohen të bartin me vete në shkollë telefonat, dhe se deri më tani asnjëherë nuk ua kanë thyer telefonat.

Përkundrazi i kanë detyruar ata ta bëjnë vetë një gjë të tillë. Gjithashtu është bërë e ditur se djaloshi nuk do të kompensohet nga shkolla për telefonin e thyer. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Fun
Një prej aeroporteve më të frekuentuara në botë po fundoset në det - ka 30 milionë vizitorë në vit

Një prej aeroporteve më të frekuentuara në botë po fundoset në det - ka 30 milionë vizitorë në vit

Interesante
Pronarët e restorantit në SHBA mbushën qëllimisht me ujë të pastër lokalin, për të mbajtur larg ujin e papastër nga përmbytjet

Pronarët e restorantit në SHBA mbushën qëllimisht me ujë të pastër lokalin, për të mbajtur larg ujin e papastër nga përmbytjet

Interesante
A mund ta gjeni

A mund ta gjeni "një burrë të vërtetë" mes statujave në pak sekonda

Interesante
Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë – vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë – vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Disa

Disa "mistere të tjera të internetit" që kanë hutuar shumë njerëz

Interesante
Kalo në kategori