LAJMI I FUNDIT:

Nuk i kishte blerë dhuratën që e donte, kinezja e godet 52 herë shuplakë partnerin në mes të rrugës – viktima habit policinë me arsyetimin (Video)

Nuk i kishte blerë dhuratën që e donte, kinezja e godet 52 herë shuplakë partnerin në mes të rrugës – viktima habit policinë me arsyetimin (Video)

Një burrë i paemëruar në Kinë ishte viktimë e keqtrajtimit, pasi e dashura e goditi shuplakë mbi 52 herë në publik, pasi ishte nervozuar që nuk ia kishte blerë telefonin e ri për festën e “Shën Valentinit kinez”.

Shumica e çifteve më 20 maj festonin atë që kinezët e quajnë festa 520, ku një nga tre ditët e vitit i kushtohet plotësisht dashurisë dhe romancës, transmeton Telegrafi.


Megjithatë një çift nga Sichuan është bërë hit në internet për shkak të reagimit të ashpër të vajzës, e cila nuk fitoi atë çfarë kishte pritur nga i dashuri për festë.

Videoja që është filmuar nga kamerat e sigurisë, por edhe nga kalimtarët e rastit, janë shfaqur në internet ku në to shihet vajza e re e cila e godet partnerin në rrugë.

Siç raportohet, policia ka konfirmuar se burri kishte pranuar hiq më pak se 52 shuplaka dhe atë para syve të qindra kalimtarëve, që ishin dëshmitarë të poshtërimit publik.

Ajo çfarë ka habitur me shumë miliona njerëz që kanë pasur rastin t’i shohin videot, është gjakftohtësia e burrit i cili as që mori mundin të lëviz apo të mbrohet, e lëre më të tentojë ta ndalë partneren që kishte humbur durimin.

E masa e grumbulluar rreth çiftit ua tërhoqi vëmendjen edhe policëve, që tentuan ta vënë nën kontroll situatën. Por, më vonë kanë konfirmuar se burri ishte goditur 52 herë më shuplakë në fytyrë, duke shtuar se ishte viktimë e poshtërimit publik.

Megjithatë kur policia arrestoi partneren e tij, ai u mundua ta arsyetojë duke thënë se faji qëndron tek ai dhe se ajo paguan shpenzimet e tij. E në momentin që e kishte parë se nuk i kishte blerë atë që kishte shpresuar, ajo kishte humbur kontrollin.

Situata përfundoi krejt në fund, kur policia liroi ata me kushtin se u kishin premtuar se në të ardhmen të gjitha mosmarrëveshjet që i kanë t’i zgjedhin brenda katër mureve të shtëpisë. /Telegrafi/