LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon Projektligji për Financimin e Partive Politike

Nuk kalon Projektligji për Financimin e Partive Politike

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka shqyrtuar Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili nuk mori mbështetjen e anëtarëve të këtij Komisioni.

Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, tha se përveç që është në kundërshtim me legjislacionin e BE, ka edhe disa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë ndryshim.


“Projektligji cenon sigurinë juridike dhe është mjaft i dëmshëm”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Frashër Krasniqi duke iu referuar mendimit të deputetes Haxhiu, tha se Gjykata Kushtetuese të vendos me vendimin e saj.

“Nuk besoj që ka problem as në aspektin e integrimit, por as ndonjë cenim juridik”, theksoi Krasniqi.

Katër anëtarë ishin pro ndryshimit të ligjit, po ashtu katër ishin kundër, ku edhe nuk kaloi ky Projektligj.

Kurse, Komisioni sot ka miratuar raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018, edhe pse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nuk ka pasur aktivitete në vitin e kaluar ngaqë ka qenë jo funksional komisioni.

Në anën tjetër, KQZ është duke hartuar projektin për ndërtimin e një objekti për Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit (QNR).

Kostoja e këtij projekti parashihet të jetë mbi një milion euro të financiar nga BE.

Po ashtu, në këtë Komision, Raporti me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, meqë nuk pati kundërshtime u konsiderua se Komisioni miratoj këtë raport. Komisioni po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori