LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka prova që të shëruarit nga coronavirusi kanë imunitet

Nuk ka prova që të shëruarit nga coronavirusi kanë imunitet

Nuk ka fakte që përdorimi i testit serologjik mund të tregojë që ndonjë individ ka imunitet

– Nuk ekziston fakti që njerëzit të cilët janë të shëruar nga koronavirusi kanë imunitet ndaj kësaj sëmundjeje – ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.


Niveli i antitrupave në plazmën e gjakut matet me teste serologjike, ndërsa epidemiologët e OBSH-së konstatojnë që nuk ka prova që ato mund të tregojnë që dikush i cili tashmë ka qenë i infektuar nuk do të infektohet sërish.

– Shumica e shteteve sugjerojnë që përdorimi i testeve të shpejta diagnostiko serologjike mund të regjistrojë atë që ata mendojnë që është matje e imunitetit – ka thënë mjekja Maria van Kerkhove, në konferencë me gazetarët.

Aktualisht, ka thënë ajo, nuk ka prova që përdorimi i testeve serologjike mund të tregojë që ndonjë individ ka imunitet apo është i mbrojtur nga infeksioni i serishëm.

Ka ende shumë gjëra që ne nuk i kuptojmë.

Problemi i parë me testet e antitrupave është se nuk ka ndonjë që funksionon, por edhe nëse do të funksiononin, ato do të kishin probleme.

Profesori John Newton tha se publiku nuk duhet të blejë teste të paprovuara të antitrupave derisa të miratohet një test funksional.

“Ne jemi duke thyer një terren të ri me këtë punë çdo ditë dhe kam besim se kjo përpjekje e madhe kërkimore do të bëjë një përparim,”- tha ai për përpjekjet për të zhvilluar një test të vlefshëm serologjie, i cili mat nivelin e antitrupave në plazmën e gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori