LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e revizorit të përgjithshëm shtetëror, komisioni e ndërpreu seancën e sotme

Nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e revizorit të përgjithshëm shtetëror, komisioni e ndërpreu seancën e sotme

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të kthehet në debat për pikën për zgjedhjen e revizorit shtetëror, pasi sot propozimi që në funksion të zgjidhet Adem Curri nuk mori shumicë votash.

Kryetari i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Ilija Dimovski, theksoi se për momentin shumica qeveritare në plenum nuk ka shumicë në komision, pas çka në kërkesë të deputetit Muhamed Zeqiri e ndërpreu punën e Komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Do t’i informoj Xhaferin Zaevin dhe Mickosin dhe kryetarët tjerë të partive politike parlamentare që në mënyrë konstruktive të gjejmë zgjidhje për institucionet kyçe shtetërore. Veçanërisht të kushtojmë vëmendje për zgjidhjet të cilat do ta kenë besimin e të gjithë deputetëve”, deklaroi Dimovski.

Paraprakisht, për revizor shtetëror, deputeti nga LSDM-ja, Muhamed Zeqiri e propozoi Adem Currin, ndërsa deputeti i BDI-së, Ejum Alimi e propozoi Naser Ademin, i cili deri më tani e ka kryer funksionin e zëvendësrevizorit shtetëror.

Për Adem Currin votuan gjashtë nga 12 anëtarët e pranishëm të Komisionit, pas çka kryetari i Komisionit, Dimovski e ndërpreu debatin për këtë pikë dhe u bëri thirrje partive politike të gjejnë mënyrë që të dakordohen për zgjedhjen e revizorit shtetëror.

Enti Shtetëror për Revizion është pothuajse dy vjet pa kryerevizor, ndërsa mandati i kryerësit të detyrës ka skaduar më 5 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori