LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Angli-Zvicër shkon në vazhdime

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Angli-Zvicër shkon në vazhdime

Nuk ka fitues pas 90 minutave të luajtura në duelin Angli-Zvicër (1-1) që po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024 dhe tashmë do të duhen vazhdimet ose eventualisht penalltitë për t’u bërë i ditur fituesi.

Ndeshja nisi me Anglinë që pati një dominim të lehtë në posedimin e topit, por që nuk arriti ta shfrytëzojë për të krijuar ndonjë rast të rrezikshëm.

Në minutën e 17-të Harry Kane u rrëzua brenda zonës, por gjyqtari italian bëri me shenjë që loja të vazhdojë.


Herë pas here të dy ekipet kishin disa dalje të mira në kundërsulm por që nuk ia dolën të rrezikojnë seriozisht portën e njëra-tjetrës.

Zvicra në këtë pjesë të parë shfaqi një disiplinë taktike duke mos lejuar kundërshtarët që të kenë dominim absolut të lojës.

Pjesa e dytë ishte më e pasur në aspektin e rasteve të shënimit, ku të dyja ekipet arritën që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Po zhvillohej minuta e 74-të ku pas një pasimi të mirë në zonë, Embolo u gjend mjaft mirë për ta çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

I menjëhershëm ishte reagimi i Anglisë që arritën të barazojnë rezultatin në 1-1 vetëm disa minuta më vonë me anë të Bukayo Sakas (79’).

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi dhe tani do të luhen dy pjesë nga 15 minuta ku në rast se nuk ka fitues do të ekzekutohen penalltitë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori