LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në “Old Trafford”, Leicesteri ia merr një pikë Man Unitedit

Nuk ka fitues në “Old Trafford”, Leicesteri ia merr një pikë Man Unitedit
Foto: Manchester United/Twitter

Manchester United i ka ndarë pikët me Leicester Cityn në takimin që u luajt në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.

45 minutat ishin të barabartë për të dyja skuadrat, që zhvilluan një lojë të kujdesshme.

Por, në pjesën e dytë – u pa një ritëm më i shpejtë i lojës, me çka edhe u shënuan të dy golat.


Ishte minuta e 63-të e takimit,kur Kelechi Ihenacho shënoi për 1-0 me anë të një asistimi nga James Maddison.

Por, Djajtë e Kuq nuk i lejuan mysafirët të gëzoheshin shumë, pasi vetëm tre minuta më vonë Fred (66) i barazoi shifrat për 1-1.

Maddison më pas tundi rrjetën e Unitedit në minutën e 80-të, por atë e anuloi VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kështu, të dy skuadrat u larguar me nga një pikë në fund, duke vazhduar të rrezikojnë vendin për në garat evropiane.

Pas javës së 31-të, Manchester United gjendet në vendin e gjashtë me 51 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami në të pestin, ndërsa Leicesteri është në të nëntin me 37 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori