Siç do ta keni vënë re, ka një sasi të tmerrshme budallallëku sot në botë. Sa për të marrë një shembull, kini parasysh parimin që gazetari Josh Marshall e quan “brisku i Trumpit”, bazuar në rregullin filozofik të njohur si brisku i Occam-it: kur përpiqesh të zbërthesh veprimet e presidentit, shpjegimi më idiot që mund të të vije në mendje është gjithmonë më i mundshmi për të qenë i vërtetë!
Ndonjëherë thuhet se duhet të jemi mirënjohës për udhëheqësit budallenj, përderisa të paktën marrëzia e tyre e bën jetën më pak të rrezikshme. Imagjinoni nëse ata do të ishin mjaft të fokusuar dhe të mençur për të vënë në zbatim idetë e tyre më të liga! Por, kjo nuk ishte pikëpamja e ekonomistit të ndjerë italian, Carlo Cipolla. Në vitin 1976 ai botoi një ese e cila po fiton shumë vëmendje sot, në epokën e Trumpit. “Ligjet Themelore të Budallallëkut Njerëzor” sjellin prova të shumta dhe alarmante se njerëzit budallenj janë shumë më të rrezikshëm nga sa mendojmë.
Cipolla ka një përkufizim teknik të një personi budalla: dikush “që i shkakton humbje një personi [ose grupi] tjetër, ndërsa vetë nuk merr asnjë përfitim, e madje vetes mund t’i shkaktojë humbje” – e kundërta e një “banditi” i cili ndjek fitime egoiste me kosto për të tjerët.
“Ditë pas dite, me një monotoni të pandërprerë, ne ngacmohemi në veprimtarinë tonë nga individë budallenj, që shfaqen papritur në vendet më të papërshtatshme dhe në momentet më të vështira”, shkruan ai.
Një pjesë e problemit është që ne supozojmë se lloje të caktuara njerëzish – njerëz të arsimuar, njerëz të pushtetshëm, profesionistë të veshur me kostume, njerëz me të cilët biem dakord me politikisht – nuk mund të jenë budallenj. Në fakt, Cipolla insiston se budallallëku shfaqet njëtrajtësisht në të gjitha segmentet e popullsisë. Por, jobudallenjtë nuk e kuptojnë këtë, kështu që ata janë të dënuar që të shastisen pa pushim: “Gjithmonë dhe në mënyrë të pashmangshme, të gjithë e nënvlerësojmë numrin e budallenjve në qarkullim”.
Ajo që i bën budallenjtë kaq të rrezikshëm është se ju nuk mund t’i referoheni interesit të tyre vetanak për të parashikuar ose shpjeguar veprimet që bëjnë.
“Një person inteligjent mund të kuptojë logjikën e një banditi”, shkruan Cipolla. “Veprimet e banditit ndjekin një model racionaliteti: racionalitet i keq, nëse doni, por sërish racionalitet”. E, nuk ndodh kjo me budallenjtë (disa nga politikat e Trumpit duket se llogariten për të përfituar personalisht, por me shumë prej tyre nuk ndodh kështu: pse të shkaktojë tensione të pakuptimta diplomatike apo të bëjë deklarata që e bëjnë fajtor në lidhje me Rusinë?)!
Rezultati çoroditës është se budallallëku ka fuqi – dhe budallenjtë fitojnë avantazh – për shkak se rregullat e zakonshme të strategjisë nuk zbatohen. Për shkak të sjelljes çoroditëse të budallenjve, nuk mund të parashikohen të gjitha veprimet dhe reagimet e tyre dhe pa kaluar shumë kohë ti tërhiqesh në goditjet dhe lojën e budallait.
Ka një lloj rehatie të akullt në një botë të udhëhequr nga të ligtë, një fakt ky i cili mund të shpjegojë magjepsjen pas teorive konspirative: ato na bëjnë të ndiejmë se kontrollin e kanë njerëz të rritur, edhe nëse janë të ligë. Budallallëku nuk e ofron një ngushëllim të tillë. Është shqetësues të mendosh që ka lajme të tmerrshme të cilat nuk i shërbejnë interesit të askujt. Dhe se përpjekjet tona për të kuptuar se çfarë po ndodh, apo çfarë mund të ndodhë, janë të garantuara të dështojnë – sepse ne përpiqemi të kuptojmë rregullat e lojës, kur problemi i vërtetë është se nuk ka fare të tilla. /Oliver Burkeman/The Guardian/Përgatiti në shqip: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-21-e1739549824849-780x439.jpg)
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes
![Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-putin-780x439.jpg)
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht
![Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensku-jd-vance-780x439.jpg)
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan
![JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jd-vance-munich-security-conference-780x439.jpg)
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-11-780x439.png)
"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim