LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka aktakuzë ndaj Arafat Muaremit, Prokuroria nuk ka gjetur prova për vepër penale

Nuk ka aktakuzë ndaj Arafat Muaremit, Prokuroria nuk ka gjetur prova për vepër penale

Prokuroria nuk gjeti prova fajësie te ish-kreu i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ai u lirua nga akuzat, për të cilat u dyshuar pas denoncimeve të qytetarëve anonimë për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm, për çka ish-kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, urdhëroi “bastisje” në policinë financiare.

Më 18 korrik të vitit të kaluar, pas një informate anonime të një qytetari, u krye kontrolli i policisë dhe dyshimet ishin se sendet mbaheshin në një sirtar për të cilin Muaremi mori ryshfet. Në deklaratën e publikuar nga prokuroria më 9 qershor, thuhet se fillimisht janë sekuestruar 35 sende, ndërsa më pas Policia Financiare ka dorëzuar 380 artikuj. Muaremit i është marrë një USB dhe një kompjuter.

“Nga ekspertiza e dorëzuar dhe analiza e përmbajtjes së pajisjeve kompjuterike të konfiskuara, është konstatuar se dokumentet dhe të dhënat kompjuterike nuk kanë asnjë lidhje me subjektin konkret. Nuk kishte dyshim të arsyeshëm se i pandehuri, duke përdorur ndikimin e tij real ose të supozuar, pozitën dhe reputacionin e tij zyrtar ose shoqëror, ka kërkuar, ndërhyrë, inkurajuar ose ka ndikuar në ndonjë mënyrë tjetër në kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk është dashur të kryhet ose të mos kryhet veprim zyrtar që është dashur të kryhet dhe për ndërmjetësimin të ketë marrë shpërblim apo përfitim tjetër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ish-kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ruskovska, hapi hetimet pas një raporti anonim dhe urdhëroi bastisje. Mirëpo, prokuroria publike e Ljubomir Joveskit ka regjistruar lëshime në bastisje sepse në këtë rast ka mundur të veprojë vetëm Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore.

Pas kësaj, Muaremi ka bërë kallëzim penal kundër Ruskovskës, por edhe ndaj dy prokuroreve Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska të cilat janë përfshirë në hetim. Në ndërkohë Ruskovska u suspendua, më pas u shkarkua nga posti i kryesisë së prokurorisë dhe Muaremi dha dorëheqjen.