LAJMI I FUNDIT:

Nuk janë paguar, hidhen në grevë punëtorët e hekurudhës në Shkup

Nuk janë paguar, hidhen në grevë punëtorët e hekurudhës në Shkup

Transporti hekurudhor i mallrave në Maqedoni është ndërprerë në mëngjesin e sotëm, kurse transporti hekurudhor i udhëtarëve do të zhvillohet deri në mesnatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga ”HM Transport SHA Shkup”, një grup punëtorësh kanë vendosur që të ndërprejnë punën pa ndonjë paralajmërim. Atyre u është bashkangjitur edhe një grup tjetër të punësuarish të sektorit maqinerik dhe ekzekutiv.


Grupi i dytë i të punësuarve kanë deklaruar se kjo ndodhë për shkak të mospagimit të pjesës së dytë të rrogës së tetorit dhe se nuk kanë lidhje me sindiaktat, por është një veprim i pavarur./Telegrafi/