LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam hero, nëse vdesë do të jem hero” – rrëfimi i ushtarit të guximshëm ukrainas që i mbijetoi sulmit me granatë nga rusët

“Nuk jam hero, nëse vdesë do të jem hero” – rrëfimi i ushtarit të guximshëm ukrainas që i mbijetoi sulmit me granatë nga rusët

Një ushtar i guximshëm ukrainas i cili filmoi me kamerë momentin kur u fut në istikamet e rusëve  – duke arritur t’i mbijetojë shpërthimit të granatës në afërsi të qytetit Bahkmut, është zotuar se do të vazhdojë t’i luftojë forcat e Vladimir Putinit.

Rreshterit Stanislav, 22-vjeç i njohur si Stas, i shpërtheu para këmbëve granata gjatë të mërkurës, e ky moment u kap nga kamera që e kishte të vendosur në helmetë, transmeton Telegrafi.


Në video shihet kur ushtari rus hedhë granatën derisa po i afrohej ushtarëve ukrainas, ndërsa një copë e kësaj granate preku dorën e Stasit.

Zelensky: Rusia nuk e ka pushtuar Bakhmutin
Lexo po ashtu Zelensky: Rusia nuk e ka pushtuar Bakhmutin

Duke foluar për The Sun, akoma me fasha të përgjakura në duar, Stasi tha se “nuk është hero dhe se nuk ka bërë asgjë heroike”. Madje ai mendon se nëse vdesë do të bëhet hero.

Arsyeja e vetme pse kjo luftë po vazhdon në Ukrainë është se ai dhe shumë bashkëkombës të tij kanë vendosur ta mbrojnë vendin dhe ti kundërvihen pushtuesve rusë.

“Njerëzit në Evropë duhet ta dinë se kjo luftë është shumë afër”, tha ai.

Biden: Kam garanci të fortë nga ukrainasit, se F-16 nuk do të përdoret në territorin rus
Lexo po ashtu Biden: Kam garanci të fortë nga ukrainasit, se F-16 nuk do të përdoret në territorin rus

Kjo është hera e tretë që Stas po plagoset gjatë luftimeve në Bakhmutin e shkatërruar, qytet ky në lindje të Ukrainës që po konsiderohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte.

Por ai thotë se do të vazhdojë të luftojë për të çliruar pjesët e pushtuara të Ukrainës.

“Duhet të vazhdojmë luftën në Bakhmut, edhe pse është shkatërruar plotësisht. Rusia kurrë nuk do të ndalet, do të kërkojë të avancojë drejt vendeve tjera”, shtoi ai.

Ai iu bashkuar batalionit të 24-të dhe u dërgua në Bakhmut në verën e vitit të kaluar, ku u qëllua në shpinë më 24 gusht si dhe më 10 mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori