LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ishte koha të thirrni Abramovich, ishte momenti i Ukrainës”- Tuchel dënon sjelljen e sotme të tifozëve të Chelseat

“Nuk ishte koha të thirrni Abramovich, ishte momenti i Ukrainës”- Tuchel dënon sjelljen e sotme të tifozëve të Chelseat

Thomas Tuchel dënoi tifozët sjelljen e tifozëve të Chelseat të cilët brohoritën emrin e pronarit të klubit rus Roman Abramovich gjatë duartrokitjeve në nder të popullit ukrainas para fillimit të ndeshjes si mysafir kundër Burnley.

Edhe pse gjithçka në fushë shkoi mirë për Chelsean që fitoi ndaj Burnleyt (4-0), qëndrimi i tifozëve në tribunat e stadiumit “Turf Moor” nuk ishte në përputhje me pritshmëritë.

Gjatë duartrokitjeve që zgjatën për një minutë për popullin ukrainas, tifozët e klubit nga Londra brohoritën emrin e Roman Abramovich.


Tifozët e Chelseat kënduan emrin e Roman Abramovich në momentin kur u duartrokit për një minutë për Ukrainën
Lexo po ashtu Tifozët e Chelseat kënduan emrin e Roman Abramovich në momentin kur u duartrokit për një minutë për Ukrainën

“Tani nuk ishte koha për këtë”, kritikoi Thomas Tuchel tifozët pas ndeshjes.

“Ne duhet të jemi të bashkuar. Nëse duam të tregojmë solidaritetin tonë, duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Nuk ishte koha për të dërguar një mesazh të tillë. Ishte koha për të treguar respekt… Si klub, kishim nevojë për tifozët tanë për t’u bashkuar në këtë minutë duartrokitje”, shtoi trajneri gjerman.

“Ne donim ta bënim këtë për Ukrainën dhe nuk kam asnjë opinion tjetër për këtë situatë. Mendimet tona dhe mbështetja jonë janë me ta dhe ne duhet të tregojmë solidaritet”, ka thënë Tuchel.

Pas lidhjeve që ka me kreun e shtetit rus Vladimir Putinin, pronari i Chelseat, Roman Abramovich vendosi të nxjerrë në shitje klubin dhe blutë janë në kërkim të një pronari të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori