Babai i Britney Spears, Jamie Spears, u fotografua me një fytyrë të ngrysur teksa u pa duke bërë blerje ushqimore në Kent, Louisiana, në ditën kur vajza e tij u martua dhe mblodhi një sërë yjesh në Los Angeles.

Këngëtarja 40-vjeçare u martua me partnerin e saj, Sam Asghari, të enjten në mbrëmje dhe Jamie, 69-vjeçar, mungoi në ceremoni ashtu sikurse edhe nëna e Britney, Lynn Spears dhe motra Jamie Lynn Spears.


Kjo vjen pas grindjes së tyre rreth konservatorit, nga i cili artistja amerikane u lirua pas 13 vjetësh.

58930393 0 Snubbed Britney Spears father Jamie is seen shopping solo in Lou a 26 1654889127069 Jamie Spears (Foto: Splash News)

Në vend të kësaj, Spears - e cila thuhet se eci vetëm nëpër korridor - ishte e rrethuar nga të famshëm si Madonna, Drew Barrymroe, Selena Gomez dhe Paris Hilton.

Babai i saj - i cili së fundmi iu nënshtrua dy operacioneve urgjente për shkak të problemeve me zorrën e trashë - u fotografua i vetëm dhe me një fytyrë të mërzitur.

Jamie u pezullua si kujdestare e vajzës së tij vitin e kaluar pas vitesh protestash nga fansat e saj që nisën fushatën #FreeBritney.

58930397 10905393 Ousted Jamie was suspended as his daughter s conservator in Sept a 84 1654936874519 Jamie Spears (Foto: Splash News)

Pas 13 vitesh kontroll të plotë mbi jetën dhe biznesin e saj, Britney më në fund u lirua nga marrëveshja ligjore në nëntor të vitit të kaluar.

Jamie është shprehur i pafajshëm në këtë situatë dhe ka mohuar shumë pretendime të hedhura ndaj tij nga këngëtarja.

Së bashku me Jamie, ish-gruaja e tij, Lynn Spears dhe vajza Jamie Lynn Spears gjithashtu nuk ishin të ftuar në festën e madhe të yllit të enjten.

58930379 10905393 Provisions Britney s father is now living in a trailer park afte a 86 1654936874570 Jamie Spears (Foto: Splash News)

Dasma e shumëpritur u zhvillua në rezidencën e këngëtares prej shtatë milionë dollarësh në Los Angeles.

Sipas një burimi, nusja u përlot nga gëzimi në disa momente gjatë ceremonisë, me People që raportoi se ajo 'eci vetë në korridor' në mungesë të babait të saj dhe dy djemve.

58924003 10905393 Family rift It appears Britney did not want her father attending a 87 1654936874571 Britney Spears dhe Sam (Foto: Shutterstock)

Kjo në anën tjetër ishte martesë e tretë për Britney Spears, pas asaj me Jason Alexander dhe Kevin Federline. /Telegrafi/

58896889 10902303 image a 8 1654822037672 Britney dhe Jamie (Foto: Instagram)