Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.


Kjo humbje e ‘Dardanëve’ ka bërë që kritikat dhe ‘shigjetat’ ndaj lojtarëve dhe stafit të jenë të mëdha nga tifozë dhe qytetarët e Kosovës.

Albin Kurti Kosova

Megjithatë, kryeministri Kurti ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’ për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për ekipin kombëtar.

Kurti ka thënë ndër tjerash se ky nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por së bashku mund t’i tejkalojmë sfidat duke përkrahur futbollistët tanë.

Albin Kurti 1

Postimi pa ndërhyrje i kryeministrit Kurti Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë! /Telegrafi/
telegrafi sport app