LAJMI I FUNDIT:

Nuk është borë, por krejt diçka tjetër – qyteti i Bangalores mbulohet nga shkuma toksike (Video)

Nuk është borë, por krejt diçka tjetër – qyteti i Bangalores mbulohet nga shkuma toksike (Video)

Ajo që kanë parë banorët nuk ishte borë, pasi në qytetin indian të Bangalores, temperaturat në maj arrijnë në 40 gradë dhe bora do të ishte një bekim.

Fatkeqësisht, ajo substancë e bardhë ishte shkumë toksike që vinte nga liqenet e qytetit.

Ky fenomen i dëmshëm për shëndetin e banorëve të qytetit, pa llogaritur duhmën e rëndë, verifikohet prej disa vitesh në këtë qytet dhe asgjë nuk është bërë për ta zgjidhur.


Ekspertë lokalë thonë se shkaku i shkumës toksike janë ujërat e zeza dhe mbetjet industriale, që derdhen në mënyrë konstante në lumenjtë dhe liqenet e zonës, përcjell tch.

Sipas tyre, mbetjet kanë brenda azot dhe fosfor.

Azoti eliminohet disi nga bimët në ujë, por fosfori jo dhe mjafton një shi i lehtë që të trazojë ujin për të krijuar shkumën helmuese.

Më pas, era bën pjesën e mbetur dhe mbulon qytetin me të, duke shkaktuar veç trafikut të rënduar, dëme të rënda në shëndetin e njerëzve.

Autoritetet indiane kanë premtuar prej kohësh se do ta zgjidhin problemin, e kohë më parë u ndalua me ligj derdhja e mbetjeve në liqene, por siç tregon mjaft qartë shkuma helmuese, asgjë nuk është bërë.

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori